Wednesday, May 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Djali i Katica Janevës: Nëna ime ka aq shumë informacione sa që një ditë do të eksplodojë prej tyre

Shkup, 13 maj – Djali i ish prokurores speciale Katica Janeva, avokati Llazar Janev, mbrëmë në një intervistë për A1on, ka zbuluar detaje nga procesi në rastin “Reket”, ku e dënuar ishte vet Janeva, duke vlerësuar se aktvendimi që u soll pa fakte, si dhe se shefja e PSP-së, e ëma e tij, ka pasur presione të fuqishme nga të gjithë, transmeton Zhurnal.

“KA çfarë të tregojë, i janë mbledhur shumë gjëra këtë periudhë, mendoj se ka aq shumë informata që thjeshtë mund të eksplodojë prej tyre. Më ka treguar vetëm një pjesë. Ka kohë, ende është e re, por edhe po të ngelë aktvendimi ashtu siç është, do të vijë dita kur ajo do t’i tregojë të gjitha çfarë i fle në zemër”, thotë Llazar Janev.

Ai tregon për bastisjet në shtëpinë e tyre, përndjekja e telefonave të tyre, ndërsa ka folur ehde për punën gjatë ish PSP-së.

“Tek ne nuk erdhën të kërkojnë garniturën, as milionat, por diçka tjetër. Tek ne kërkoheshin biseda të përgjuara. URdhëri i parë për bastisje, unë e lexova dhe shkruante USB, hard disqe. Kishte fontanë të vogël në obor ku banonte e ëma, e madje edhe në fontanë kërkoheshin. Kërkoheshin edhe në lavazh, gjithkund kërkonin. E njejta punë ndodhi edhe pas 40 ditëve. Erdhën, kërkuan biseda të përgjuara dhe një nga hetuesit para meje u paraqit dhe besoj bisedonte me Villma Ruskoskën kur tha “E gjetëm, këtu është”, mendonte për garniturën. Ne fare nuk kemi menduar për këtë gjë”, thotë Janev.//Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.