Wednesday, February 21, 2024
spot_img

Latest Posts

“Djali im është i tmerruar, fle me pallto gjatë natës që të jetë gati”, dëshmitë e njerëzve pas tërmetit të fuqishëm vjet në Turqi

Djali 14-vjeçar i Mustafa Alokoud, Noureddin, fle në xhaketën e tij. Është një përgjigje traume ndaj tërmeteve fatale që goditën Turqinë dhe Sirinë shkurtin e kaluar. Familja prej katër anëtarësh ishte në gjumë të thellë në shtretërit e tyre në Gaziantep, në Turqinë juglindore, kur tërmeti goditi në orët e para të 6 shkurtit 2023.

“Gruaja ime më zgjoi. E kapa djalin tim më të vogël Diya, i cili ishte dy vjeç, dhe ne zbritëm me vrap nga shkallët”, thotë Mustafa për Metro.co.uk. “Ndërtesa nuk dridhej, po kërcente. Kur dolëm jashtë, kishte borë në tokë dhe ne ishim të gjithë zbathur”.

Familja qëndroi aty duke u dridhur dhe e tronditur derisa ishte e sigurt të ktheheshin në shtëpinë e tyre, kur 40 minuta më vonë, një tjetër tërmet goditi. “Ishte një situatë e tmerrshme. Gjithçka që kishim mësuar se si të qëndronim të sigurt në një tërmet, nuk e përdora. Të kanë thënë të shkosh nën një tavolinë, por unë ika nga ndërtesa, pa këpucë. Na ka zënë paniku. Kur ndodh, nuk mund ta kontrollosh veten. Ishte e frikshme”, u shpreh Mustafai.

Fatmirësisht, familja Alokoud ishte e sigurt. Por tani një vit më vonë, Noureddin ende vesh pallton për të shkuar në shtrat, kështu që ai mund të jetë i ngrohtë dhe gati nëse toka do të lëkundet përsëri. Mustafai e konsideron veten me fat pas tërmetit 7.8 ballë, fqinjët e tij të moshuar dhe me aftësi të kufizuara nuk mund të dilnin aq lehtë. Ndërtesa ngjitur, e dëmtuar nga lëkundjet e para, u shemb dhe 37 persona humbën jetën.

50,783 u vranë në Turqi dhe të paktën 5,900 në Siri, duke e bërë atë tërmetin më vdekjeprurës në botë që nga Haiti në vitin 2010. Rreth 300,000 ndërtesa, duke përfshirë blloqe banesash, spitale dhe shkolla, u shkatërruan, së bashku me infrastrukturën jetike. Lëkundje të konsiderueshme u ndjenë në një zonë më të mëdha se Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda dhe në tre muajt që pasuan pati më shumë se 30,000 pasgoditje, duke përfshirë 570 në 24 orët e para.

Darius Zietek, Drejtor i Vendit të Veprimit Kundër Urisë për Sirinë, shpjegon se si erdhi tërmeti pas më shumë se një dekade konflikti që ka lënë më shumë se 16 milionë në nevojë humanitare: ‘Çdo vit ne përballemi me krizën e ujit, ndryshimet klimatike dhe  kolapsin e monedhës. Ekonomia po përkeqësohet, njerëzit janë të papunë dhe 90% jetojnë në varfëri.

“Imagjinoni të keni energji elektrike, vetëm një orë në ditë. Dhe mund të jetë, për shembull, në mesnatë. Çfarë lloj jete keni? Ju nuk mund ta ruani ushqimin tuaj në frigorifer, nuk mund t’i dërgoni fëmijët tuaj në një shkollë të mirë për të marrë një arsim të mirë dhe nuk ka qasje në mjekësi. ‘Kështu që kur goditi tërmeti, një situatë e tmerrshme u përkeqësua në mënyrë të paimagjinueshme. Njerëzit që kishin pak përfunduan pa asgjë, disa të tjerë jetonin në rrugë, duke fjetur në makina dhe çadra.

Përpjekja fillestare e ndihmës u përqendrua në ngritjen e strehimoreve të improvizuara në çdo ndërtesë publike në dispozicion. Dariu kujton se kishte vizituar një shkollë: Ishte ftohtë dhe kishte njerëz të shtrirë në dysheme apo mbi dyshekë shumë të hollë.

“Më kujtohet që kalova pranë një zonje, ajo duhet të ketë qenë tek 80-tat, e shtrirë në dysheme mbi një batanije dhe duke u dridhur. E pashë këtë grua të varfër; ajo kishte punuar gjithë jetën e saj. Ajo duhet të ketë pak rehati. Por ajo kishte humbur gjithçka. Ditët e saj po mbaronin dhe ja ku ajo ishte në dyshemenë e ftohtë. Nuk do ta harroj kurrë këtë”, tha ai.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss