Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

DMSH realizoi stërvitje për shpëtimin nga përmbytjet

Shkup, 26 maj – Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim në lumin Vardar sot ka realizuar stërvitje shpëtimi për shpëtimin e të lënduarve dhe të vdekurve nga vërshimet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm. Ushtrimet janë kryer së bashku me Akademinë ushtarake, Qytetin e Shkupit, Komunën e Karposhit, Kryqin e Kuq dhe Brigadën e Qytetit të Shkupit dhe Spitalin Axhibadem-Sistina si pjesë e projektit Erasmus nën organizimin e Bashkimit Evropian.

Këto janë stërvitje në të cilat pjestarët e të gjitha institucioneve të kyçura duhet të shpëtojnë gjashtë persona me lëndime të shumta të marra gjatë përmbytjes dhe evakuimin e dy të vdekurve si viktima në rast përmbytjeje.

Zëvendësdrejtori i DMSH-së Zulfiqar Zejnulla informoi se janë rreth 300 të punësuar në 35 zona të drejtorisë, por, i pyetur nëse mjafton ky numër, ai tha se kur bëhet fjalë për fatkeqësitë natyrore, askush nuk mund të bëjë një vlerësim të saktë se sa persona duhet të ketë në ekipe.

Në pyetjen se a është nxjerrë mësimi nga zjarret e vitit të kaluar dhe nëse vendi është i gatshëm të përballet me fatkeqësi të tilla, ai u përgjigj se pos në Maqedoni, vitin e kaluar e njëjta gjë ka ndodhur edhe në disa vende që janë edhe më të fuqishme.

“Në raste të tilla gjithmonë nevojitet ndihmë nga vendet e tjera, por normalisht këtë vit do të jemi më të përgatitur, janë marrë disa masa para kohe, shohim gati 15 zjarrfikës në mbarë Maqedoninë, shpërndajmë edhe pajisje para kohe, tani kemi një aeroplan nga Spanja i është bërë servis, të tjerët janë në vijim. Shpresojmë që këtë vit të mos kemi aq probleme sa vitin e kaluar”, ka shtuar Zejnula.

Koordinatori i DMSH-së për ngjarje të mëdha me zjarre dhe vërshime, Ivica Naumovski, tha se kjo ngjarje është pjesë e procesit të edukimit të forcave për mbrojtje dhe shpëtim në pronësi të DMSH.

Në pyetjen e gazetarit nëse pajisjet që disponon Drejtoria janë të mjaftueshme, tha se pajisjet nuk do të mjaftojnë kurrë dhe gjithmonë do të mungojnë pajisje shtesë.

Udhëheqësi i Sektorit për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Karposhit, Rade Mickovski, i cili është edhe shef i shtabit për mbrojtje dhe shpëtim, tha për MIA-n se roli i stërvitjes është të shpëtojnë sa më shumë jetë dhe të evakuojë viktimat në rast të përmbytjes nëse ka.

Ai po ashtu informoi se Komuna e Karposhit merr pjesë me njësinë e saj prej dhjetë pjesëtarësh të Njësisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.