Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Vazhdojnë dorëheqjet në Shkup/ Dorëhiqen Nastov, Vasileski dhe Dimitrovski

Shkup, 16 shtator – Pasi drejtorët e NP Parkingu i Qytetit dhe NP “Drislla” dhanë dorëheqje, sot këtë e bëri gjithashtu edhe drejtori i NP “Rrugë dhe Rrugica”, Boris Nastov, informon Zhurnal.

Ashtu si edhe dy të tejrët, edhe Nastov thotë se Arsovska nuk ka mirëkuptim për realizimin e projekteve dhe nuk ka komunikim adekuat me të.

“Së pari dua të falenderohem për mbështetjen që mu dha që të udhëheqë me NP “Rrugë dhe Rrugica”. PAra 9 muajve u bëra u.d drejtor, e gjeta ndërmarjen në gjendje shumë të rënda, si në aspekt finansiar, ashtu edhe në realizimin e projekteve. Në periudhën e kaluar puna me shumë përkushtim së bashku me bashkëpunëtorët e mi, përkundër shumë sfidave dhe problemeve që të përmirësohet puna e ndërmarjes. Motivi im ishte realizimi i projekteve që u premtuam qytetarëve.

Ju njofton se jap dorëheqje të parevokueshme. Këtë vendim e mora si rezultat i mos komunikimit me kryetaren e qytetit të Shkupit, si dhe mos pasje mirëkuptim gjatë realizimit të projekteve kyçe në interes të qytetit”, thotë mes tjerash Nastov.

Ndryshe Nastov është drejtori i pestë me radhë që jep dorëheqje që nga ardhja e Arsovskës. Ajo gjithashtu ka shkarkuar 12 drejtorë./Zhurnal.mk

https://www.facebook.com/boris.nastov.3/posts/1133657410894372

Gjithashtu, gjatë ditës së sotme dorëheqje ka dhënë edhe drejtori i NQP Turs, Filip Vasilevski. Edhe ai dorëheqje dha për të njejtën arsye, për mos komunikim em Arsovskën. Ai shkroi: “e përkushtuar në përleshje në vend se në punë”.

Drejtori i Ndërmarjes Publike “Lajka” e cila kujdeset për qentë endacak, dha dorëheqje nga posti i tij. Voisllav Dimitrovski jep dorëheqje gjithashtu sikurse kolegët e tij nga ndërmarjet tjera, për mos bashkëpunim dhe mos mbështetje nga Qyteti i Shkupit. Ai në këtë post ishte 10 muaj.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.