Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Dorëzohen tek deputetët dokumentacioni i kërkuar nga Qeveria

Shkup, 12 Korrik – Deputetët i morën më në fund tre nga katër dokumentet që janë të lidhura me informacionin për përmbajtjen e propozimit francez. Dokumentet u dërguan nga qeveria mirëpo në mesin e tyre nuk është protokolli i cili akoma nuk është firmosur nga Shkupi dhe Sofja.

Por, akoma ka paqartësi për kohën e mbajtjes së seancës dhe procedurën që do të ndiqet ne Kuvend. Flitet se seanca mund të mbahet të enjten por nga Kuvendi nuk e konfirmojnë. Jozyrtarisht, shumica tashmë i ka gati propozim-konkluzionet.

VMRO-DPMNE-ja vlerëson se procedura në Kuvend do të jetë vetëm formale sepse konkluzionet nuk do të kenë asnjë ndikim në përmbajtjen e kornizës negociuese.

“Dorëzojnë diçka në Kuvend, kërkojnë mbështetje dhe janë të vetëdijshëm edhe vetë se u duhet vetëm shumicë e thjeshtë, 41 deputetë për realizimin e saj. LSDM-ja kërkon formalisht të bëhet kjo që të justifikojnë atë që e kanë bërë në fshehtësi. Konkluzionet, sido që të jenë, nuk janë të detyrueshme për qeverinë. E dyta, vërejtjet e VMRO-DPMNE-së dhe të qytetarëve janë për kornizën negociuese”, tha Nikolla Micevski, VMRO-DPMNE.

LSDM-ja thotë se në Kuvend, deputetët do të përballin argumentet.

“Si deputetë jemi të gatshëm dhe presim të caktohet seanca plenare në të cilën do të diskutohet për këtë propozim. Vlerësojmë se Kuvendi është vendi ku duhet t’i përballim argumentet dhe faktet dhe në fund të ditës të miratojmë konkluzione të cilat do ta detyrojnë qeverinë, sigurisht, me ruajtjen e identitetit maqedonas dhe gjuhës maqedonase si dhe veçantitë, të jemi pjesë e familjes evropiane”, u shpreh Darko Kaevski, LSDM.

Pavle Trajanov, i Lidhjes Demokratike ka përpiluar propozim konkluzione mbi të cilat ai thotë se palët mund të diskutojnë. Në mesin e tyre, ai kërkon që korniza negociuese ta njehë gjuhën maqedonase si zyrtare pa mundësi për deklarata unilaterale dhe çështjet bilaterale të mos jenë pjesë e kornizës.

“Këto propozim-konkluzione janë bazë për bisedime. Asnjëra nga partitë më të mëdha, VMRO-DPMNE dhe LSDM nuk janë shprehur se i pranojnë. Por ata mund të jenë bazë, nëse ka vullnet politik të bisedojnë dhe t’i mbindërtojnë këto propozim-konkluzione ose të bëjnë plotësisht të reja. Është e rëndësishme të përgatiten konkluzione të pranueshme për të gjitha partitë politike”, theksoi Pavle Trajanov, Lidhje Demokratike.

Rregullorja е Kuvendit është shumë e shkurtër në dispozitat ku sqaron procedurën parlamentare për informacionet siç është ai për përmbajtjen e kornizës negociuese të cilën e ka dorëzuar Qeveria. Aty shkurt thuhet se diskutimi për materialet e këtilla, sipas rregullit, përfundon me miratimin e konkluzioneve. Nuk parashikohet debat në komision dhe as dorëzim amendamentesh nga ana e deputetëve.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.