Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Dua Lipa flet shqip për “Vogue”, tregon se cila është shprehja më e përdorur në shtëpinë e saj: Çka ka me ngrënë

Ylli shqiptar me famë ndërkombëtare, Dua Lipa aktualisht ndodhet në turneun botëror “Future Nostalgia” me koncertet e radhës që po mbahen në Europë.

Por, krahas kësaj 26-vjeçarja së fundmi ka mbajtur gjithashtu një intervistë me revistën e njohur “Vogue” në rubrikën ‘73 pyetje me Dua Lipën’.

Krijuesja e shumë hiteve ka folur për fillimet e karrierë, suksese dhe pa lënë anash edhe jetën personale dhe statusin e saj aktual duke deklaruar se është beqare.

Foto: Dua Lipa/Vogue

Ndërkohë, Dua gjithashtu u pyet për familjen dhe rrënjët e saj, duke treguar edhe për shprehej më të përdorur shqip në shtëpinë e saj.

“Çka ka me ngrënë”, është shprehur shqip këngëtarja e hitit “Levitating” cila gjithashtu tha se nëna e saj është një kuzhiniere shumë e mirë e cila është e mrekullueshme në përgatitjen e ushqimit tradicional shqiptar.

Foto: Dua Lipa/Vogue

Rikujtojmë që Dua çdo herë ka qenë një ambasadore e zëshme e popullit shqiptar, dhe këtë nuk e lë anash pothuajse në asnjë paraqitje të saj me rëndësi.

Në intervistat e saj për mediumet më të mëdha në botë nuk mungojnë asnjëherë rrëfimet e saj për popullin shqiptar dhe se sa krenare ndihet për këtë.

Foto: Dua Lipa/Vogue

Ndryshe, kujtojmë që turneu i Duas filloi në shkurt të këtij viti në Miami pasi u shty disa herë për shkak të COVID-19, ndërsa pritet të përfundoj në muajin nëntor në Australi. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.