Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Dua Lipa mahnit me kostumin e saj rozë, ndërsa performon për mijëra fansa në “The O2 Arena” të Londrës

Dua Lipa dukej në çdo centimetër të saj një yll magjepsës i popit teksa doli në skenë në “The AO Arena” në Londër, për të mbajtur koncertin e saj të radhës nga turneu “Future Nostalgia”.

Këngëtarja 26 vjeçe, kishte veshur një kostum ngjyrë rozë neoni me një model lulesh dhe një dekolte të theksuar, për të performuar, shkruan DailyMail.

Dua gjithashtu veshi një palë doreza me material të ngjashëm dhe i shtoi disa centimetra shtatit të saj me një palë çizme me taka të larta në të njëjtën ngjyrë.

Ylli kishte vënë pak makijazh, duke nxjerrë kështu në pah tiparet e saj të bukura të fytyrës dhe ecte me vetëbesim nëpër skenë ndërsa argëtonte turmën.

Ajo publikoi disa imazhe në InstaStory para shfaqjes, ku shihej duke pozuar me veshjen e saj në prapaskenë.

Kjo paraqitje e saj vjen pak kohë pasi u zbulua se Dua dhe Katy Perry po presin që oraret e tyre të harmonizohen për të incizuar së bashku një duet.

Mega yjet e muzikës pop kanë pasur dy përpjekje të dështuara për të publikuar një hit së bashku pasi Dua vendosi të mos shfaqej në këngën e Katyt, “Teary Eyes”, ndërsa këngëtarja shqiptare donte të merrte super yllin amerikan në këngën e saj “Ball & Chain”, por ajo ishte shumë e zënë në atë kohë.

Një burim i brendshëm tani ka pohuar se dyshja ende shpresojnë të shkojnë së bashku në studio.

Një burim tha për rubrikën Bizarre të gazetës The Sun: “Dua dhe Katy janë të dyja fanse të njëra-tjetrës”.

“Deri më tani ka qenë një çështje oraresh. Por tani Dua po shikon nga e ardhmja dhe ka shumë njerëz me të cilët dëshiron të punojë”, tha burimi.

Dy artistet së shpejti do të kenë një bashkëpunëtor të përbashkët, pasi së fundmi u raportua se Katy ka regjistruar një remiks të ri të një prej hiteve më të mëdha të Madonnas, për një album remiks të ardhshëm për të shënuar 40 vjetorin e mbretëreshës së popit. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.