Sunday, August 14, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Dua Lipa u vesh nga Valentino, emri i saj u qëndis në rroba

Sonte është nata e dytë e festivalit të njohur ndërkombëtarisht Sunny Hill, ku po performojnë artistë të njohur si vendor, ashtu edhe ndërkombëtar.

Ndërkaq, në natën e parë të këtij festivali, në skenë u ngjit këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, ku paraqitjen e nisi me këngën “Physical”.

Pos performancës së mahnitshme, Dua Lipa mori vëmendjen edhe me veshjen e saj, e cila u realizua nga Valentino.

Emri i saj ishte qëndisur në pjesën e brendshme të rrobave të cilat ajo i kishte veshur.

E sot, ajo përmes një postimi në rrjetin social, Facebook falënderoi drejtorin krijues të Valentino, Pierpaolo Piccioli.

Kujtojmë se festivali Sunny Hill, po mbahet në Parkun e Gërmisë dhe do të zgjas katër ditë nga 4 gushti e deri më 7 gusht.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.