Është prezantuar këtë të hënë kreu i ri i SPAK, Altin Dumani. Në nisje të fjalës së tij Dumani falënderoi kolegët të cilët garuan me të për postin e kreut të Prokurorisë së Posaçme dhe po ashtu ish-drejtuesin Arben Kraja.
“Ky besim i dhënë më bën të angazhohem maksimalisht. Falënderoj kolegët e mi për garën dinjitoze dhe vlerat që përfaqësojnë, një falënderim edhe për zotin Kraja i cili pati barrën për të përballuar sfidat e këtij institucioni. Për secilin prej nesh këto 3 vite kanë qenë të vështira, por secili ka pasur kontribute.
Tashmë SPAK duhet të kalojë në një fazë tjetër të luftës kundër korrupsionit. Në këto 3 vite kemi fituar eksperiencë, të gjithë bashkë të demonstrojmë se do të bashkëpunojmë dhe përmes punës tonë të përballojmë sfidat që na presin”, tha ai.
Dumaniu zgjodh në krye në SPAK-ut më 16 dhjetor, ku mori 5 vota nga anëtarët e KLP-së. Ndërsa, kandidatët e tjerë, Edvin Kondili dhe Adnan Xholi, morën respektivisht, 4 dhe 1 votë. Mandati i tij është me një afat 3-vjeçar.