Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Dy aksidente me fatalitet në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për dy aksidente me fatalitet në 24 orët e fundit. Njëra ka ndodhur në Duhël të Suharekës, ndërsa tjetër në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë –Llapushnik.

Në aksidentin në Duhël ka vdekur njëri nga drejtuesit e automjetit, ndërsa në atë rrugën nacionale Prishtinë-Pejë –Llapushnik ka vdekur këmbësorja.

Rr. Suharekë –Duhël 15.04.2022-22:02. Është raportuar për një aksident trafiku mes tri veturave me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale,  lëndime vdekjeprurëse ka pësuar njëri nga drejtuesit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar lëndime trupore ku njëri nga të dy është duke u trajtuar në repartin kirurgjik i cili me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Rr. Nacionale –Prishtinë-Pejë –Llapushnik (NN) 15.04.2022-20:15. I dyshuari mashkull  kosovar duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesi ka goditur këmbësoren viktimë femër kosovare duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, vdekjen e të cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.