Friday, August 19, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Dy ditë pas ngordhjes, Morena Taraku i rregullon varrin qenit dhe i shkruan fjalë prekëse në epitaf

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, ditë më parë mori vëmendjen e të gjithë ndjekësve të saj në rrjetet sociale.

Kjo pasi ajo u kumtoi atyre lajmin se qeni i saj i dashur, Boo Moi, kishte ngordhur me ç’rast zemra e saj ishte thyer ngase ajo ka pasur një lidhje shumë të veçantë me të.

E teksa po e vuan mungesën e kafshës së saj shtëpiake, Morena po i mban fansat të azhuarnuar edhe me veprimet që ka ndërmarrë pas ngordhjes së tij.

Mbrëmjen e së dielës, Taraku publikoi në InstaStory një fotografi varrit, që ia kishte rregulluar Boo Moit dy ditë pas ngordhjes.

Ajo madje nuk i ka kursyer disa fjalë prekëse në epitafin e varrit të Boo Moit.

“Të kam dashur krejt jetën tënde, do më mungosh tërë jetën time. Nuk do të harroj, do takohemi në qiell”, ka shkruar Morena në epitaf.

Ndërkohë, në fotografinë e shpërndarë në InstaStory, bukuroshja me prejardhje nga Peja shkruante: “Mirupafshim engjël, qëndro i sigurtë”.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.