Wednesday, October 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Dy shqiptarë zgjidhen deputetë në Parlamentin e Suedisë

Arritje historike e shqiptarëve në Suedi. Nga katër kandidatë shqiptarë për deputetë në parlamentin e Suedisë, me votat e numëruara deri tani Dibrani dhe Birinxhiku do të jenë pjesë e kabinetit. Albinfo.ch shkruan se Aida Birinxhikaj, Adnan Dibrani, Arbër Gashi, dhe Aurora Pirraku Eriksson ishin katër shqiptarët e rinj me prejardhje nga Kosova, të suksesshëm në politikën suedeze që kandiduan për një ulëse në parlamentin suedez për vitin 2022.

Aida Birinxhikaj shkëlqeu në fushatën elektorale që mbajt në Suedi, duke qenë një nga kandidatet në 5-shen e parë të Partisë Socialdemokrate. Vlen të theksohet se Birinxhiku jeton në Falkenberg të Suedisë, dhe ishte kandidatja numër 3 në listën e Partisë Socialdemokrate.

Nga ana tjetër, profili tjetër i suksesshëm është edhe Adnan Dibrani. Dibrani këtë post e kishte për tre mandate rresht dhe thotë se u mundua veçanërisht përmes Këshillit të Evropës të kontribuojë për Kosovën. Ky deklaron se prioritet do ta ketë ekonominë si dhe arsimin.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.