Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Dy vëllezërit shqiptarë marrin pjesë në “America’s Got Talent”, performanca e tyre lë pa fjalë jurinë

Arnold dhe Martin Balla janë dy akrobatë të njohur shqiptarë, të cilët kanë dhënë disa herë shfaqje në programe të ndryshme shqiptare.

Së fundmi, ata kanë bërë një debutim megaloman në skenën e “America’s Got Talent” – që njihet si një prej konkurseve më të shikuara të talenteve në mbarë botën.

Arnoldi (25 vjeçar) e prezantoi veten si një djalë me prejardhje nga Shqipëria që merret me dizajn të enterierit, teksa Martin (20 vjeç) studion juridikun dhe në kohën e lirë ushtron profesionin e akrobatit.

“Ne vijmë nga Shqipëria dhe jemi vëllezër”, theksuan ata në skenën e madhe amerikane.

Atau morën në pyetje kryesisht nga supermodelja gjermane-amerikane, Heidi Klum, e cila pasi i pyeti rreth asaj se çfarë bëjnë, iu dëshiroi suksese në nisjen e performancës së tyre.

Më pas, dy vëllezërit Balla lanë gojëhapur publikun dhe jurinë e “America’s Got Talent” me akrobacitë e tyre sa të rrezikshme aq edhe impresionuese.

Dhe në fund të tre anëtarët e jurisë: Sofia Vergara, Heidi Klum dhe Simon Cowell përgëzuan dyshen dhe u ngritën në këmbë për t’iu dhënë ovacione dy vëllezërve me origjinë nga Shqipëria.

Ata iu dhuruan tri “Po”, si biletë kualifikimi për në fazën e ardhme të spektaklit.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.