Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

E mbijetuara e luftës në Bosnje: Mohimet e masakrës së Rusisë si mospranimi i gjenocidit të Srebrenicës

Një e mbijetuar e luftës në Bosnje është shprehur se ukrainasit, të dashurit e të cilëve janë vrarë në krime të dukshme lufte, do të duhet të presin për një kohë të gjatë derisa e vërteta të dalë në dritë.

Sjellim në vëmendje se Rusia ka mohuar vrasjen e qëllimshme të civilëve, por Ukraina thotë se ka shumë prova për të kundërtën në qytete si Bucha dhe Irpin.

Munira Subasic ndihmoi në krijimin e “Nënave të Srebrenicës” për të kërkuar që viktimat e gjenocidit të vitit 1995 të identifikoheshin dhe përgjegjësit të përballeshin para drejtësisë.

U deshën dekada për të arrestuar dhe vënë në gjyq liderët serbë të Bosnjës. Subasic tha për “Associated Press” se mohimet e Rusisë për masakrat në Ukrainë, i tingëllojnë si mohim i gjenocidit të Srebrenicës.

“Mohimet e Rusisë për masakrat që ushtarët e saj po kryejnë tani në Ukrainë, për mua tingëllojnë njësoj si mohimi i gjenocidit të Srebrenicës. Por nëse të mbijetuarit janë këmbëngulës, e vërteta do të mbizotërojë”, tha ajo.

Më shumë se 7,000 djem dhe burra boshnjakë u vranë në mizorinë e Srebrenicës në Korrik 1995.

Këto vrasje u njohën si gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.