Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

E punësuara në shtëpinë e foshnjave në Manastir, e dehur ka lidhur një fëmijë për shtrati

Shkup, 10 qershor – Një e punësuar në Shtëpinë e foshnjave dhe fëmijëve në Manastir gjatë punës në gjendje të dehur e ka lidhur njërin nga fëmijët në thesin e gjumit për shtrati, ndërsa të tjerët i ka lënë mënjanë, ka konstatuar Avokati i Popullit, duke vepruar për lëndën me nismën e tij pas shqyrtimit të drejtpërdrejtë në institucion.

Ombudsmani kumtoi se në bisedën me drejtorin dhe juristin e IP Shtëpia e foshnjave dhe fëmijëve të vegjël Manastir, si edhe nga shqyrtimi i dokumentit të plotë të përgatitur me rastin e ngjarjes, pretendimet janë konfirmuar, është konstatuar se e punësuara ka qenë në gjendje të dehur dhe se një nga fëmijët ka qenë në thes gjumi, dhe është lidhur për shtrati, me çka është pamundësuar që fëmija të lëvizë. Si rrjedhojë, nga udhëheqësia e institucionit janë ndërmarrë veprime përkatëse dhe ka filluar procedura ndaj të punësuarës, për shkak të veprimit të tillë.

Sipas Avokatit të Popullit, i cili si organ në mënyrë të veçantë kujdeset për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve si grup i ndjeshëm, me këtë sjellje të së punësuarës janë shkelur më shumë nene të konventave të ratifikuara ndërkombëtare.

Ombudsmani, thuhet në kumtesë, pret që Ministria kompetente të ndërmarrë masa për sanksionimin më të ashpër të sjelljes së tillë të së punësuarës, me ç’rast sugjeron që duhet të përforcohen kriteret, por edhe të mbahet llogari për mënyrën e përzgjedhjes së personave që punësohen në institucione dhe formave të tjera të përkujdesit për fëmijët dhe fëmijët/persona me aftësi të kufizuara dhe bën apel rregullisht të kontrollohet dhe monitorohet cilësia e shërbimit që e ofrojnë të punësuarit në institucionet publike, duke i përfshirë edhe Shtëpitë e vogla në grupe, sjelljen ndaj fëmijëve. Propozon vazhdimisht të avancohen njohuritë e tyre për punë dhe kujdesin ndaj fëmijëve si edhe të parandalohet çfarëdo sjellje jopërkatëse ndaj fëmijëve, që mund të lë pasoja negative në rritjen dhe zhvillimin e tyre të mëtejmë.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.