Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

E rëndë në Tiranë, vëllai i tij e kërkonte, 36 vjeçari gjendet i vdekur në bunker

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë kubrenda një bunkeri pranë Insitutit Bujqësor është gjetur pa shenja jete shtetasi I.M 36 vjeç.

Ditën e djeshme vëllai i 36 vjeçarit që u gjet i vdekur mbrëmjen e sotme, kishte bërë një kallëzim në prourori për zhdukjen e këtij të fundit pasi ishte larguar nga banesa e tij.

Njoftimi i Plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 20.04.2022, në Institut Bujqësor, në një bunker, është gjetur pa shenja jete, shtetasi I. M., 36 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim për largim nga banesa, pas kallëzimit të bërë ditën e djeshme, nga vëllai i tij, shtetasi A. M.

Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Trupi është transportuar në morg, për ekzaminime të mëtejshme, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.