Thursday, August 11, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Edhe LSDM vjen me thirrje për deputetët e VMRO-DPMNE-së që mos ta dëgjojnë Mickoskin

Shkup, 12 korrik – Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski duhet t’u bëjë thirrje një pjese të deputetëve të partisë së tij që të ndërpresin bllokadat dhe obstruksionet dhe të mos punojnë për qendra dhe shtete të huaja, të cilat nuk i mendojnë të mirën këtij vendi, deklaroi sot zëdhënësi dhe deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski në përgjigje të komentit për thirrjen e liderit opozitar deri te deputetët nga Lidhja Socialdemokrate që ta refuzojnë propozimin për zhbllokimin e rrugës evropiane të vendit.

Kaevski u bëri thirrje deputetëve të VMRO-DPMNE-së të marrin pjesë në seancën e Kuvendit, ku do të debatohet për Informatën për përmbajtjen e propozim -kornizës negociuese, të parashtruar nga Qeveria deri te Dhoma ligjvënëse.

Ai tha se pret se një pjese e deputetëve nga opozita, duke përfshirë edhe nga VMRO-DPMNE-ja, t’i përkrahin këto konkluza.

“Shumë shpesh dëgjojmë se hyrja e shtetit në BE nevojitet me ruajtjen e gjuhës, identitetit dhe veçantisë së popullit maqedonas në pjesën e karakteristikave historike dhe kulturore jashtë kornizës negociuese”, tha Kaevski.

Paraprakisht, sot lideri i VMRO-DPMNE-së, Mickoski përmes video porosisë iu drejtua deputetëve të LSDM-së duke ju bërë thirrje ta hedhin poshtë Informatën qeveritare për përmbajtjen e propozim -kornizës negociuese

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.