Wednesday, October 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Edhe në Maqedoni tërhiqen nga tregu salçiqet WUDY, janë të dëmshme për shëndetin

Shkup, 22 shtator – Në bazë të njoftimit të marrë për një produkt të pasigurt të plasuar në treg në Republikën e Maqedonisë së Veriut – salçiçe nga brendi “Vudi” (Wudy), tek të cilat në një vend anëtar të BE-së, është konfirmuar prania e bakterit Listeria monocitogenes (Listeria monocytogenes ST 155), si pika e kontaktit të Sistemit të paralajmërimit të shpejtë për ushqim dhe ushqim të kafshëve (RASSF) të Bashkimit Evropian, Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV), urdhëroi tërheqje urgjente të disa serive të pasigurta nga ai produkt.

“Tek kompania importuese është kryer kontroll i jashtëzakonshëm dhe është konfirmuar se nga seritë kontestuese, të cilat në vend janë importuar në disa raste, në depot gjenden 3.030 kilogramë, të cilat janë vendosur nën mbikëqyrje zyrtare. Këto sasi do të asgjësohen në mënyrë të padëmshme së bashku me sasitë të cilat do të tërhiqen nga tregu”, theksuan nga AUV.

Prej atje shtuan se produkti i pasigurt përmes sistemit RASSF të BE-së njofton Italia, i cili në bazë të shfaqjes së helmimit të shkaktuar me bakterin patogjen Lysteria monocitogenes ST 155 e ka krijuar notifikimin e theksuar i cili është mbështetur edhe me analiza laboratorike. Seritë e kontestuara nga prodhuesi Agricola Trevalli Soc Coap ARL nga Italia në vend janë importuar përmes kompanisë Kollid S Tim nga Koleshino Strumica.

“Apelohen konsumatorët të cilët i kanë blerë seritë e theksuara të produktit që të njëjtët të mos i përdorin, gjegjësisht t’i kthejnë në vendin ku janë blerë. Çdo mospërputhje në lidhje me sigurinë e ushqimit, qytetarët mund ta paraqesin personalisht në Sektorin për mbrojtjen e konsumatorëve pranë AUV-së, në linjën telefonike falas të dedikuar për konsumatorët 0800 3 22 22 ose në mënyrë elektronike në info@fva.gov.mk”, potencojnë nga AUV.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.