Wednesday, May 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Edhe zyrtarisht në Kuvend arrijnë emrat e propozuar për gjykatës kushtetues, mes tyre edhe Joveski

Shkup, 13 maj – Në seancën e sotme të Komisionit për Çështje dhe Emërime, do të debatohet për katër vendet e zbrazura për Gjykatës Kushtetues. Si propozim zyrtar i koalicionit qeveritar, janë prokurori Ljubomir Joveski, Tatjana Vasiq nga Ministria e Drejtësisë, dhe Fatmir Skender, gjykatës aktual dhe ish sekretar i komunës Qendër Zhupë.

Nga ana tjetër opozita ka propozuar profesorët Savo Klimovskin dhe Rodna Zhivkovska, Todor Vitllarov prokuror gna Shtipi dhe Branko Sekullovski, ish gjykatës dhe kryetar i Gjykatës në Gostivar.

Për pasdite është caktuar seanca e këtij komisioni në Kuvend ku në rend dite është konfirmimi i propozimeve.

Seanca e Komisionit Kuvendor është caktuar dje nga kryetarja Marija Gjorgjievska.

Gjykata Kushtetuese tanimë disa muaj pothuajse është bllokuar dhe punon me vetëm gjykatës. Kryetarja Dobrilla Kacarska disa herë ka apeluar deri te Kuvendi të zgjedhë gjykatës, ndërsa disa herë përshkak mos pasjes së shumicës, janë shtyrë disa votime dhe disa iniciativa./Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.