Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

EDITORIAL / LSDM harxhon para për “reklama të zeza” në kohë krize !

Shkruan, Agjencia Zhurnal.mk

Shkup, 21 shtator – Lufta politike në Maqedoninë e Veriut midis opozitës dhe pushtetit po bëhet çdo ditë e më e ashpër. Mos pasja e zgjidhjeve për problemet me të cilat po ballafaqohen qytetarët, ka tërhequr vëmendjen me përplasjet politike në kryeqytet ku janë përfshirë kryetarja e Shkupit dhe kryetari i opozitës. E këtë konflikt, duket se e ka shfrytëzuar një palë e tretë, e cila duke akuzura se ku fshihet krimi i organizuar, mundohet të përfitojë pikë politike, por pa pasur në konsideratë sa para harxhohen në këtë kohë krize.

Shkupi zgjohet me bilborde

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut është zgjuar me bilborde të shumta ku me prapavijë të zezë gjendet figura e kryetarit të VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickoski me porosinë se “paratë, tenderet dhe interesat e biznesit” janë arsyet e zënkave në qytetin e Shkupit ky dyshohen se keqpërdoren 136 milionë euro.

Kryetarja e Shkupit mohoi të jetë porositëse e këtyre bilbordeve, por pas efktit të madh, LSDM në pushtet pranoi se është porositës i këtyre bilbordëve që janë vendosur.

“LSDM në 25 bilbordet në Shkup vetëm se tregoi të vërtetën që kopjuesit e dinë shumë mirë, Kjo është arsyeja e mosmarrëveshjes në VMRO DPMNE, paratë, tenderët dhe votat”, kanë pohuar nga LSDM.

Përçarjet mes opozitës dhe Mickosvkit po iu kushton qytetarëve

Konflikti mes kryetares ¬së qytetit të Shkupit, Danela Arsovska dhe zyrtarëve të qytetit nga radhët e VMRO-DPMNE-së u përshkallëzua aq shumë sa e shkaktoi përçarjen më të madhe. Partia opozitare që doli për kandidaturën e Arsovskës në zgjedhjet e 2021 tani është për tërheqjen e mbështetjes për kryetarin e komunës.

Por, mosmarrëveshjet e tilla janë në dëm të qytetarëve, sepse qytetarët do të vazhdojnë të presin realizimin e projekteve siç është termocentrali i ujërave të zeza dhe shumë projekte të tjera.

Pushteti lokal duhet të ketë institucione që janë më afër nevojave dhe problemeve të qytetarëve dhe mund të zgjidhin problemet e prekshme të përditshme me të cilat ballafaqohen. Kështu që çdo shprehje e krizave dhe mosmarrëveshjeve të tilla ndikon negativisht në jetën e përditshme të qytetarëve.

LSDM harxhon para për “reklama të zeza” në kohë krize

Duke u munduar të përfitojnë pikë politike, në stilin “kur dy zihen, i treti fiton”, LSDM ka arritur që të tërheqë vëmendjen e qytetarëve në prishjen e imazhit të oponentit kryesor të tyre, Hristijan Mickoski. Për këtë qëllim, ata kanë publikuar bilborde të shumta në kryeqytet, por që ende nuk dihet se sa para u harxhuan nga arka e LSDM-së për këtë qëllim. Nëse kihet parasysh se çfarë kohë krize po përjetojnë qytetarët, shpërdorimi i parave për reklama, çfarëdo qofshin ato, është i pajustifikueshëm. E sidomos,kur një gjë e tillë vjen nga partia që është në pushtet, e cila është përgjegjësi kryesor për organizimin dhe mirëqenien e jetës së qytetarëve.

Pyetjet me të drejtë që paraqiten janë se me keto para sa familje të varfëra do të ushqeheshin, sa qumësht do të blihej dhe sa kilovat rrymë do të siguroheshin!

Përveç çështjes ekonomike, është me rëndësi të kihet parasysh edhe përmbajtja e reklamës. A është etike reklamimi që promovon diçka që është dyshuese sepse nuk u ofron qytetarëve të gjithë informacionin që u nevojitet për të marrë një vendim të mirë.

LSDM kur erdhi në pushtet erdhi me premtimin se nuk do të ketë më shpenzime të parave për reklama, siç vepronte më parë qeveria e drejtuar nga Gruevski. Për këtë arsye, ministritë dhe institucionet përgjegjëse nuk kanë lëshuar materiale reklamuese, përveç atyre fushatave pa pagesë që janë bërë nëpër media. Kryesisht janë përdorur rrjetet sociale për të përçuar porositë tek opinioni, por tani në ashpërsimin e luftës politike mes dy blloqeve, shpenzimet duket se nuk janë të rëndësishme. Kryesorja është të kapet momenti dhe të mposhtet kundërshtari. Për çmimin nuk bëhet fjalë!

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.