Monday, December 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

EDITORIAL: Rruga drejt BE-së – të mësojmë nga dështimet, mos t’i përsëritim gabimet

Editorial nga Agjencia e lajmeve Zhurnal

Shkup, 24 nëntor – Qëllimi i Maqedonisë së Veriut mbetet që vendi të anëtarësohet në Bashkimin Evropian sa më shpejtë të jetë e mundur. Nëse tani zhbllokohet situata e krijuar dhe futen bullgarët në Kushtetutë, atëherë pritjet optimale janë që deri në vitin 2030 Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e BE-së. Nëse ky zhbllokim nuk ndodh tani, atëherë fundin askush nuk mund ta parashikojë. Rreziku që të mbetemi gjatë kohë vrime e zezë në Ballkan është shumë i madh, prandaj duhet mendje progresive që mos të lejohet një dështim i tillë.

Si ndodhi zgjerimi i BE-së!

Procesi i zgjerimit të Bashkimit Evropian ka ndodhur për disa shtete shumë shpejt, e për të tjera shumë ngadalë. Kur ekziston vullnet i qartë politik për të pranuar anëtarë të rinj në Bashkimin Evropian atëherë gjërat ecin shumë shpejtë. Por kur nuk ka dëshirë të madhe në Bruksel, atëherë gjërat shtyhet deri në kokëdhimbje.

Në regjimin e ri botëror bipolar të formuar pas Luftës së Dytë Botërore, Bashkimi Evropian hodhi hapat e parë nga gjashtë vendet themeluese në vitin 1951 me Traktatin e Bashkimit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut, në vitet 1990, Bashkimi Evropian arriti në 15 anëtarë me 3 lëvizje zgjerimi. Por hapi më efektiv dhe më i rëndësishëm në politikën e zgjerimit, i cili është plotësues i idesë së integrimit evropian, ishte pjesëmarrja e vendeve të Evropës Qendrore dhe Lindore, të cilat e rritën numrin e anëtarëve në 25 në vitin 2004 (Hungaria, Polonia, Republika Çeke, Sllovenia, Estonia, Qipro, Letonia, Lituania, Malta dhe Sllovakia). Për më tepër, kjo pjesëmarrje siguroi edhe institucionalizimi i ‘parimit të kushtëzimit’ brenda anëtarëve, shkruan Zhurnal.

Pas Luftës së Ftohtë, vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, të cilat ishin ndarë nga republikat sovjetike në rendin botëror të ristrukturuar nga shembja e Murit të Berlinit, ishin të vendosura t’i afroheshin vijës së integrimit evropian, duke adoptuar parimin demokratik dhe ekonomia e tregut të lirë pas ekonomisë planifikuese dhe regjimit autoritar. E pavarur nga Bashkimi Evropian, ëndrra e ‘Evropës së Bashkuar’, e cila zgjati me shekuj, më në fund doli sërish në dritë pas Luftës së Ftohtë. Këto vende besonin se përfshirja në integrimin evropian perëndimor do të ishte më e dobishme dhe paqësore se opsionet e tjera të mundshme. Bashkimi Evropian’ përmbushin kriteret e nevojshme ekonomike dhe politike dhe përmbushin përgjegjësitë e tyre.

Për herë të parë në Samitin e Kopenhagës, kushtet për anëtarësim dhe pranim në Bashkimin Evropian janë përpiluar me shkrim nën tre titujt “Kriteret e Kopenhagës”.

-Kriteret politike: Vendi kandidat duhet të ketë arritur një strukturë të qëndrueshme institucionale të siguruar nga demokracia, shteti ligjor, të drejtat e njeriut, mbrojtja dhe pranimi i pakicave.

-Kriteret ekonomike: Vendi kandidat duhet të ketë një ekonomi tregu që funksionon mirë dhe kapacitet për t’i rezistuar forcave të tregut dhe presioneve konkurruese brenda BE-së.

-Pranimi i acquis communautaire: Vendi kandidat duhet të ketë kapacitetin për të ndërmarrë dhe zbatuar legjislacionin e Bashkimit Evropian, duke përfshirë përputhjen me synimet e unioneve politike, ekonomike dhe monetare. Ndër këto janë kriteret politike, përkatësisht demokracia, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut dhe respektimi i pakicave. Ky është parakushti për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Negociatat me një vend që nuk i plotëson këto kritere nuk fillojnë.

Në procesin e anëtarësimit në BE, Komisioni monitoron rregullisht progresin e bërë nga vendet kandidate drejt përmbushjes së kritereve të Kopenhagës dhe i paraqet ato në Raportin e Progresit. ‘Dokumenti i Partneritetit të Anëtarësimit’ ofron një afat kohor për prioritetet e të gjitha studimeve që vendet kandidate duhet të ndërmarrin në drejtim të anëtarësimit. Çdo vend kandidat është duke përgatitur një ‘Program Kombëtar’ të detajuar për të përmbushur prioritetet e përcaktuara në Partneritetin e Anëtarësimit dhe për t’u përafruar me acquis të BE-së.

BE-ja dëshiroi ta integrojë edhe ish-Jugosllavinë!

Faza e parë e angazhimit evropian me shtetet postkomuniste filloi përmes programit PHARE dhe marrëveshjeve evropiane në periudhën 1989-1993. Këto marrëveshje parashikonin hyrjen e shteteve postkomuniste në tregun evropian dhe përmbanin iniciativat e para të kushtëzimit demokratik, ndërsa PHARE duhej të lehtësonte transformimin ekonomik dhe politik të hapësirës postkomuniste. Fatkeqësisht, ish-Jugosllavia duhej të ishte e para që do të merrte këtë rrugë, dhe gjithashtu të shërbente si një “eksperimental” për vendet e tjera të socializmit real.

Kryeministri i atëhershëm jugosllav, Ante Markoviq dhe ministri i atëhershëm i Punëve të Jashtme të Jugosllavisë, Budimir Lonçar, ata tashmë ishin duke negociuar marrëveshjen e parë evropiane për RSFJ-në, por në atë kohë federata jugosllave ishte duke u shpërbërë nga një luftë të përgjakshme civile. Që nga fundi i viteve 1980, Jugosllavia është përgatitur për hyrjen në tregun e përbashkët evropian në vitin 1992 dhe pothuajse të gjitha gazetat dhe të përjavshmet kryesore jugosllave hapin nënfaqen e tyre për Bashkimin Evropian (atëherë Komuniteti Ekonomik Evropian), por kjo gjë nuk ndodhi për shkak të luftës në Jugosllavi, shkruan Zhurnal.

Maqedonia e Veriut pas pavarësimit gjithmonë deklarativisht ka thënë se është për integrim në BE, por asnjëherë me hapa konkret nuk ishte e vendosur ta bënte një gjë të tillë.

Pas pavarësimit, Maqedonia e Veriut më shumë merrej me tema të tjera thelbësore të politikës së jashtme (njohjet ndërkombëtare, luftërat në hapësirën ballkanike etj.). Maqedonia e atëhershme u kap nga politikanë e korruptuar që bënë vjedhje të pronës publike në emër të privatizimit.

Tani nga ky këndvështrim, Maqedonia e Veriut mund të bëhej anëtare e BE-së që në vitin 1988 si pjesë e Jugosllavisë, ndërsa tani pas 30 vite pavarësi ende flitet për integrim.

Asnjë leksion nuk u kuptua nga gabimet e deritanishme

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka përsëritur sërish se në rrugën tonë evropiane ka një rrezik të madh dhe real. Ato janë partia ‘E Majta’ dhe Dimitar Apasiev. Me populizmin e rrezikshëm, me retorikën e tyre anti-BE, kjo parti bëhet gjithnjë e më e fuqishme dhe më me ndikim.

Përfitimet nga BE-ja janë të mëdha dhe do të thonë ardhmëri të sigurt, jetë më të mirë dhe rini më të pasur, të cilët jetën e tyre do ta ndërtojnë në shtëpi, në vendin e tyre, prandaj çdo kush duhet të mendojë për të nesërmen e rinisë sonë.

Fatkeqësisht partitë opozitare maqedonase ende nuk e kanë kuptuar leksionin në humbjen e 30 viteve duke qenë jashtë Bashkimit Evropian.

Është e qartë se Maqedonia edhe pas hyrjes së saj në BE nuk do të arrijë menjëherë standardin mesatar të jetesës evropiane, por është edhe më e qartë se i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor ka merituar prej kohësh anëtarësimin e plotë në BE dhe integrimin e plotë. Nëse nuk bëhet një veprim i mençur tani, as 2030 nuk do të jetë datë reale e integrimit!//Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.