Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Eksporti nga ZZHTI mbi një miliardë euro në katër muajt e parë të vitit

Shkup, 13 maj – Në katër muajt e parë të vitit eksporti nga Zona zhvillimore teknologjike industriale (ZZHTI) arriti 1.1 miliardë euro dhe është më i larti krahasuar me periudhën e njejtë në katër vitet e shkuara, tregon sot analiza e rregullt e publikuar sot e Drejtorisë së ZZHTI-së. Vetëm në krahasim me vitin 2021 është për katër për qind, në krahasim me vitin pandemik 2020 për 74 për qind, përderisa krahasuar me periudhën e njejtë në vitet 2019 dhe 2018 eksporti është rritur për 19 për qind përkatësisht për 51 për qind.

Nga DZZHTI theksojnë se eksporti vetëm në prill është përafërsisht në nivel të njejtë si në mars, përderisa importi është rritur për pesë për qind krahasuar me muajin paraprak të vitit. Importi i përgjithshëm në katër muajt e parë të këtij viti arriti pothuajse një miliardë euro që është për 75 për qind më shumë se në vitin 2020, përkatësisht për 13 për qind më shumë se në vitin 2019 dhe 55 për qind më shumë në vitin 2018. Analiza në prill tregon edhe import të rritur prej pothuajse dy për qind në raport me eksportin që i referohet deponimit të rezervave tek kompanitë. neto eksporti i përgjithshëm, përfundimisht me prillin është mbi 10 për qind.

Sipas analizës, rreth 70 për qind e kompanive kanë rritje në eksport në prill të këtij viti në raport me prillin e vitit të kaluar. Rritje prej pothuajse katër për qind ka edhe tek numri i të punësuarve në prill të këtij viti, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit të kaluar. Në zona për momentin punojnë mbi 14 500 persona.

“Gjithashtu analiza fillestare vjetore për vitin 2021 tregoi se rroga mesatare në zonat zhvillimore teknologjike industriale për herë të parë është mbi mesataren shtetërore dhe atë për tre për qind, që i referohet edhe numrit të rritur të të punësuarve që në vitin 2021 është për pesë për qind më i lartë se në vitin 2020. Pritet që trendi i këtillë të vazhdojë edhe këtë vit me realizimin e investimeve të reja të huaja në zona”, thonë nga Drejtoria e ZZHTI-së.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.