Tuesday, May 30, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Ekspozita e artistit me vizione universale arti

Me rastin e mbylljës së ekspozitës përsonale të piktorit e pedagogut Hajrush Fazliu,  hapur kohë më parë për festën e 15 Vjetorit të Pavarësisë së Kosovës nw Galerinw e qytetit tw Pejws. Ekspozita që nga paraqitja e gjerë tek mbyllja saj,ka zgjuar interesim jashtëzakonisht të madh tek artdashësit Pejan e Kosovar dhe më gjerë, trojet shqiptare e sidomos mysafiret nga Hungaria. Ishte një ngjarje e vërtet kulturore në artet pamore. Unë si kurator i ekspozitës falemideroj organizatorin Drejtorin e Galerisë së Artit, zot. Turhan Bajraktarit si dhe Drejtoreshen për Kulturë ,Rini e Sport zonj. Xheneta Syka. Një falemderim të vecantë kam për Kryetarin e Komunës Z. Gazmend Muhaxherin. E bukura e hapjës solemne të ekspozitës ishte prezenca e dashamirëve të shumtë të artistit Hajrush Fazliu dhe krijimtarisë së tij, nga trevat e Shqipërisë, Maqedonisë Veriut, Malit të Zi dhe Luginës Preshevës.

Nga: Prof.Dr. Hivzi MUharremi

63 Tablo pikturale të ekspozuara në këtë event të rëndësishem e shpalosin botën imagjinative, intelektuale e kreative të autorit, i cili në dekadën e fundit është ndërë piktoret më produktiv, jo vetëm me realizimet por edhe me prezentimet e tija vendore e ndërkombëtare si; Ekspozita Personale, Kolektive, Simposiume e Koloni arti. Në realizimin e cikleve të shumëta kompozicionale, gjithnjë duke i mbetur besnik imazheve të figuracionit femrës/ nudove/, peizazheve asociative, imazhit oval, mbijetesës, kështjellave, portreteve etj. Pas paraqitjës së tij vitin e kaluar me ekspozita personale në: Fier, Ulqin, Koqani, Bukuresht, prezentimet e rradhës do të vazhdojnë rrugëtimin ekspozues edhe në qëndrat tjera si kombëtare; Gjilan e Dardanë, poashtu edhe në ato ndërkombëtare; Shkup, Tetovë dhe Romë/Itali.    

ARTIST ME VIZIONE UNIVERSALE ARTI,

Koncepti i ekspozitës kryesisht është mbarshtruar me veprat më cilësore të realizuara gjatë fazave të ndryshme kohore dhe gjithnjë duke i dhënë përparësi elementeve novative që artisti ka sjellë në ciklet e ndryshme të punimeve e sidomos në këto të fundit. Pra, autori i ekspozitës me një përvojë të madhe artistike dhe pedagogjike i cili në asnjë cast nuk e ka ndërprer ritmin krijues të krijimtarisë së tij dhe veprat e selektuara nga shumësia e cikleve para artdashësve pejan shpërfaqin tërë shpirtin ekzaltues të krijuesit i cili me përkushtim dhe devocion i ka realizuar. Pra, ideja e konceptit t’im si kurator për ekspozitën ishte dhe është që Portreti krijues i piktorit të jetë si një sintezë, tërësi e gjithëmbarshme deri tek mpleksja dhe spikatja e elementeve më bashkëkohore por në asnjë moment duke mos e humbur ritmin vijues të cikleve dhe kompozimeve më të herëshme krijuese përkatësisht deri në këto të fundit që janë punuar me një devocion dhe ndjenja shpirtërore.

Pra, në një koncept të tillë edhe tablotë pikturale të artistit Hajrush Fazliu janë ekspozuar para dashamirëve të artit pejan, të cilët nuk janë vetëm adhurues të artit por në të vërtet janë njohës të mirë të rrjedhave artistike e që në esencë janë kalitur nga gjeneza e Shkollës së Artit në Pejë e cila funksionimin e vet e ka filluar që nga viti 1949, e gjithnjë e vazhdon. Pra, sot, piktori, Profesori i shumë gjeneratave të studentëve të Fakultetit të Arteve, Universitetit të Prishtinës para dashamirëve të artit pejan paraqitet me vepra pikturale kryesisht të realizuara gjatë viteve të fundit ku edhe dufi i tij i brendshëm shpirtëror në këto dekada të fundit reflektoj si erupcion vullkanik në shpërfaqjen e një numri të madh të tablove të realizuara në një frymë dhe koncept jo vetëm që ndërlidhet me aktualitetin e kontestit kohor të periudhave të ndryshme historike që jemi duke përjetu por edhe në aspektin figurativ, ku përmes ngjyrës, formës, dritës autori e mpleks tërë atë imagjinatë të botës vetjake shpirtërore, tërë atë përjetësi koloristike, tërë atë bukuri ideo-estetike të formës. Pra, në këtë trikonomi shpaloset dhe mbarshtrohen veprat kompozicionale të piktorit që fillojnë nga ciklet e para të nudove, peizazheve asociative e deri në këto të fundit të ekspozuara në ekspozitën e 17 shkurtit, Ditës më të madhe për tërë kombin shqiptar, ditë e shpalljes së Pavarësisë. Pra, në këtë ditë feste në një atmosferë të jashtëzakonshme për qytetarët, artdashësit pejanë hapet ekspozita personale e piktorit, Profesorit Hajrush Fazliu, pas hapjes në qendra të ndryshme mbarëkombëtare dhe Europiane. Në ekspozitë autori kryesisht paraqitet me tablotë pikturale të formave ovale, vezeve, nudove, peizazheve asociative e vecmas me ato nga vitet e fundit të punuara nga cikli i “Pandemia, “Ekzodit”, “Terori”, “Drenica ime”, “Kullat”,” Mbijetesa”etj. ku në shprehje nga të gjitha kompozimet e këtyre cikleve vie elementi i ngjyrës, struktura koloristike të cilën autori me dekada e dekada është duke e kultivuar dhe padyshim, ia ka arritur ta lartësojë dhe ta shprehë që nga simbolika e deri tek fryma ekspresivo-asociative abstrakte, por gjithnjë duke e implementuar në këtë gamë koloristike edhe elementin e dritës e cila buron nga shpirti ekzaltues i krijuesit dhe harmonizohet me elementet të tjera kompozicionale.

Hajrush Fazliu në mënyrë kontinuele e vazhdon trajtimin e këtyre motiveve por gjithnjë në cdo cikël ato begatohen dhe e vëjnë në spikamë hapësirën kolosale lirisht mund të themi atë tredimensionale e cila përfitohet në vetë strukturën koloristike dhe implementimin e elementit të dritës e cila jo vetëm që i definon format e trajtuara figurale por shkrihet në atë tërësi koloristike duke e vë në spikamë akoma e më shumë raportet koloristike e kontrastive të këtij cikli asociativ me imazhet e vezeve dhe formave asociative abstrakte të ngjarjeve aktuale me të cilat karakterizohen edhe shumë ndodhi të kontekstit kohor, historik jo vetëm në Kosovë por edhe më gjerë në tërë globin botëror. Këtu qëndron poenta.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss