Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Ekzekutohet sapo zbriti nga makina biznesmeni i njohur

Ekzekutim mafioz në Greqi. Autorë, ende të paidentifikuar nga policia, kanë qëlluar për vdekje një pronar të një pike karburanti.

Viktimë ka mbetur një 38 vjeçar, i cili u ekzekutua sapo ka mbërritur me automjetin e tij të blinduar BMW para pikës së tij të karburantit.

Në momentin kur ai ka zbritur nga makina e tij një makinë tjetër e bardhë, në të cilën udhëtonin katër persona, i është afruar dhe e kanë qëlluar me kallashnikov, duke e lënë të vdekur në vend.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje, ku ka gjetur të paktën 25 gëzhoja.

Pas atentatit, policia greke ka gjetur dhe një furgon të djegur, pak larg vendin të ngjarjes, që dyshohet se iu përket autorëve.

Sipas medieve helene në të kaluarën persona të panjohur kishin sulmuar me granatë këtë pikë karburanti.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.