Monday, September 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Elhaida Dani rikthehet në Shqipëri, ja në cilin emision do ta shohim këngëtaren

Pak kohë kanë mbetur nga fillimi i programit, e tashmë kanë filluar edhe të zbulohen konkurrentët e rinj që do të marrin pjesë në “Dancing with the Stars”.

Së fundi është zbuluar edhe emri i njërës nga këngëtarët shqiptare.

Bëhet fjalë për këngëtaren e njohur Elhaida Dani, e cila rikthehet pas shumë kohësh në një spektakël shqiptar.

“Pasi ka shëtitur gjithë skenat e botës, këngëtarja Elhaida Dani rikthehet në shtëpi. Elhaida, mirë se vjen në kastin e #DWTS!”, thuhet në faqen zyrtare të emisionit.

Të tjerë konkurrentë të konfirmuar deri tani janë Alban Nimani, Sara Hoxha, Isli Islami, Megi Pojani, Ardit Çuni, Deborah Keçi, Salsano Rrapi, Irini Qirjako, Arbër Çepani dhe Julka Gramo.

Bora Zemani dihet që do të jetë prezantuese e “Dancing with The Stars”.

https://www.instagram.com/reel/Cip21W4DK-z/?utm_source=ig_embed&ig_rid=a181f21e-11c7-4c58-9e8f-bf046405bd26

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.