Friday, August 19, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Elon Musk dëshiron që procesi gjyqësor me Twitter të mos fillojë deri 2023

Ekipi ligjor i Elon Musk i është përgjigjur padisë së Twitter ndaj tij, duke thënë se kompania në fjalë po kërkon një proces të shpejtë. Si përgjigje ndaj tyre, ekipi i Musk ka kërkuar që procesi të mos filloj deri në vitin tjetër.

Twitter ka kërkuar që procesi të filloj në mes të shtatorit, duke arsyetuar kërkesën e tyre për përshpejtimin e gjërave duke qenë se marrëveshja mes Musk dhe Twitter për bashkimin e kompanive ka 24 tetorin si datën e fundit për kompletim. Gjithsesi, ekipi i Musk ka kërkuar që procesi të mos filloj deri me 13 shkurt të vitit 2023, si datë më të hershme.

The Verge shkruan se Twitter ka refuzuar që të komentoj mbi çështjen, ndërsa vunë në pah ankesën fillestare të cilën ata e paraqitën të martën.

Twitter e paditi Musk-in më herët gjatë kësaj jave pasi që ai zyrtarisht tentoi që të tërhiqet nga marrëveshja e blerjes së kompanisë me vlerë prej rreth 44 miliard eurove.

Pothuaj menjëherë pasi që ai tha se do të tërhiqet nga marrëveshja, kreu i bordit të Twitter, Bret Taylor, tha se kompania e tij do ta dërgoj Musk në gjykatë, dhe në fakt kompania ngriti padi ndaj tij të martën.

Musk nuk ishte përgjigjur në lidhje me rastin e procesit gjyqësor deri të premten, edhe pse gjatë së martës ai kishte bërë një tweet.

Arsyeja kryesore e Musk për kërkesën e tij të për ti dhënë fund marrëveshjes së bashkimit, është se Twitter nuk i ka dhënë atij mjaftueshëm të dhëna për të bërë një vlerësim të pavarur mbi përhapjen e llogarive të rreme dhe “spam” në platformën Twitter, bënë të ditur ekipi ligjor i Musk javën e kaluar.

Ndërsa me 19 korrik do të jetë një seancë dëgjimore prej 90 minutash në të cilën do të vendoset se kur do të fillojë procesi gjyqësor mes të dyja palëve.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.