Tuesday, January 31, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Embolo uron Xhakën në gjuhën shqipe: “Përhajr”

Embolo ia bën Granit Xhakës një urim special në gjuhën shqipe.

Granit Xhaka u zgjodh mbrëmë futbollisti më i mirë i vitit në Zvicër pasi 2022-shi ishte një vit fantastik për të.

Futbollisti kosovar mori mijëra urime nga personalitete të ndryshme.

E prej tyre nuk munguan as urimet nga bashkëlojtarët dhe nga ish-bashkëlojtarët e tij në Arsenal, shkruan Gazeta Express.

Gjithashtu, mesfushorin kualitativ e uruan edhe shokët e Kombëtares së Zvicrës.

Prej tyre, një urim special ia dha bashkëlojtari i tij tek “Helvetikët”, sulmuesi Breel Donald Embolo.

Futbollisti me prejardhje nga Kameruni i shkroi Xhakës në Instagram në gjuhën shqipe “perhaj” (për hajr), siç mund ta shihni edhe në këtë fotografi, ndërsa komentit ia përcolli edhe disa figura në formë të zemrës.

Pa dyshim, Embolo është një mik i mirë i Xhakës dhe të dy janë parë duke kënduar në gjuhën shqipe në të kaluarën.

Sulmuesi zviceran i kishte dalë në krahë Xhakës edhe në zënkën që ky i fundit e kishte me futbollistët serbë në Botërorin e fundit.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss