Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Emir Sahiti: Jam i gëzuar që m’u dha rasti të luaj, duhet ta japim maksimumin kundër Greqisë

Emir Sahiti ka folur pas fitores që Kosova e arriti ndaj Irlandës Veriore me rezultat 3-2.

Ai u aktivizua në fund të ndeshjes, por, për aq minuta sa luajti, 23-vjeçari u shpreh i lumtur për mundësinë që të debutojë me “Dardanët”.

“Jam i lumtur për mundësinë që të debutoj për kombëtaren e Kosovës. Jam po ashtu i gëzuar për fitoren. Bëmë një ndeshje të mirë dhe ia dolëm. Sfida e radhës do të jetë ajo kundër Greqisë dhe edhe aty duhet të jemi të fokusuar dhe të fitojmë”, tha ndër të tjera ai.

Lojtari pati paraqitje të mirë, për aq minuta sa u aktivizua nga Alain Giresse. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.