Wednesday, February 8, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Emisarët ndërkombëtarë nesër zbarkojnë në Kosovë, qeveria zbulon agjendën

Pesë emisarët nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropianë, do të zbarkojnë nesër në Prishtinë.

Ata nesër do të priten në takim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Takimi do të nis në ora 10:00, njofton Zyra e Kryeministrit përcjell Klankosova.tv

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák, këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne, këshilltarin diplomatik të Kryeministrit të Italisë, Francesco Maria Talò dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar”, thuhet në njoftim.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss