Friday, September 30, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

EMV dorëzoi ofertat në thirrjen për ngrohje qendrore në Shkup

Shkup, 13 shtator – Në thirrjen e Qeverisë për zgjedhjen e kompanisë e cila do të prodhojë, shpërndajë dhe do t’i furnizojë me energji të ngrohjes konsumatorët e një pjese të qytetit të Shkupit kanë arritur oferta nga EMV PRODHIMTARI E NDROHJES SHPKNJP Shkup, EMV SHPËRNDARJE E NGROHJES SHPKNJP Shkup dhe EMV FURNIZIM ME NGROHJE SHPKNJP Shkup.

Hapja publike e ofertave u mbajt sot në Qeveri, sipas thirrjes publike për zgjedhje të ushtruesit të veprimtarisë energjetike të prodhimtarisë së rregulluar të energjisë së ngrohjes, ushtrues i veprimtarisë energjetike shpërndarje të energjisë së ngrohjes dhe ushtrues i veprimtarisë energjetike furnizim me energji të ngrohjes.

“Komisioni i përbërë nga përfaqësues të institucioneve qeveritare ka bërë hapjen e ofertave pas thirrjes publike për përzgjedhjen e operatorit të aktivitetit energjetik për të rregulluar prodhimin e energjisë së ngrohjes dhe është konstatuar se është pranuar një ofertë nga kompania ofertuese për prodhimin e energjisë së ngrohjes EMV PRODHIMTARIA E NGROHJES SHPKNJP Shkup. Pas hapjes së ofertave pas thirrjes publike për zgjedhjen e ofruesit të aktivitetit energjetik shpërndarje të energjisë së ngrohjes, u konstatua se një ofertë është pranuar nga ofertuesi, kompania për shpërndarjen e energjisë së ngrohjes EMV SHPËRNDARJE E NGROHJES SHPKNJP Shkup. Në thirrjen publike për zgjedhjen e ofruesit të furnizimit me energji të ngrohjes nga ana e Komisionit, është konstatuar se një ofertë është pranuar nga ofertuesi EMV FURNIZIM ME NGROHJE SHPKNJP Shkup”, njoftoi shërbimi për informim i qeverisë.

Pasi do të bëhet shqyrtimi i ofertave, siç qëndron në kumtesë, Komisioni do të dorëzojë propozim në Qeveri, i cili do të shqyrtohet në një prej mbledhjeve të ardhshme.

Me thirrjen publike duhet të zgjidhet kompania e cila do ta ndërmarrë punën e Ballkan Energji Grup, pasi në fund të qershorit iu morën licencat e punës për shkak të jolikuiditetit nga çmimi i lartë i gazit natyror.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.