Friday, August 19, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

EMV emëroi drejtorët e tre ndërmarrjeve për energji termike

Shkup, 4 Gusht – ShA EMV ka regjistruar tre kompanitë me të cilat do të aplikojë në shpalljen e qeverisë për marrjen e ngrohjes së Shkupit në vend të Balkan Energy Group. Veprimtaria e të tre kompanive është furnizimi me ngrohje dhe klimatizim në adresën e menaxhimit të elektranave shtetërore.

Për këtë qëllim janë themeluar tre subjekte – Furnizimi me ngrohje EMV, i cili do të mbledhë faturat, EMV shpërndarja e ngrohjes, e cila do të marrë përsipër rrjetin e ngrohjes dhe EMV prodhimin e ngrohjes,që do të duhet të gjejë mënyrë se si me prokurimin e gazit natyror do të ngrohë rreth 60.000 amvisëri të Shkupit.

Mesud Jakupi (administrator i TI-së), shefi i shtabit zgjedhor të BDI-së në Studeniçan, ka marrë mandat gjashtëmujor si drejtor i furnizimit me ngrohje në EMV, ndërsa anëtarë të këshillit mbikëqyrës janë Petar Petrovski nga Manastiri, Besiana Xhaferi Beqiri nga Çairi dhe Zorica Giovska nga Gazi Baba.

Në kompaninë më të rëndësishme – EMV për prodhimin e nxehtësisë, drejtor është emëruar Zlatko Piperkoski, inxhinier elektrik nga Kërçova, i cili vitin e kaluar është shkarkuar nga pozita e drejtorit të REK Oslomej. Këshilli mbikëqyrës përbëhet nga Sonja Stefanovska dhe Ljubço Kizhevski nga Shkupi dhe Valbona Halili nga Kërçova.

Drejtoreshë me mandat gjashtëmujor në shpërndarjen e ngrohjes EMV është emëruar Menka Jovanovska nga Manastiri si inxhiniere e diplomuar e makinerisë, ndërsa tre anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës janë Aleksandra Marojeviq, Xhevit Kovaçi dhe Biljana Nikolova, përndryshe të gjithë nga Shkupi.

Qeveria e ngarkoi SHA EMV – Shkup të themelojë tri shoqëri tregtare me përgjegjësi të kufizuar që do të prodhojnë, shpërndajnë dhe furnizojnë energji termike për zonën e qytetit të Shkupit. Një hap i tillë vjen pasi Komisioni Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit (KRRE) i hoqi tri licencat kompanisë BEG për prodhimin, shpërndarjen dhe furnizimin me energji termike.

Qeveria e RMV-së do të duhet të shpallë thirrje publike për përzgjedhjen e një kompanie të re që do të ofrojë shërbimet për të cilat BEG ishte përgjegjës deri më tani, për të cilën tashmë është e sigurt se ShA EMV do të paraqitet. Ndërkaq, drejtori i përgjithshëm Vasko Kovaçevski tha se këto ndërmarrje do të mbështeten në kuadrin e tyre, por do të marrin edhe punëtorë nga BEG.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.