Nëse qeveritë bëjnë gjithçka për çka janë të detyruar në luftën kundër ndryshimeve klimatike, bota megjithatë mund të plotësojë një nga dy qëllimet të kontraktuara në mënyrë ndërkombëtare për kufizimin e ngrohjes globale, tregoi hulumtimi i ri.
Bota mund ta mbajë ngrohjen globale në dy gradë Celsius ose për një nuancë nën atë që dikur është dukur e paarritshme, theksohet në studimin e publikuar dje në revistën “Nejçër” (Nature).
Kjo do të ndodh vetëm nëse vendet i arrijnë qëllimet e pranueshme për shkatërrimin e emisioneve të karbonit deri në vitin 2030 dhe nëse i plotësojnë premtimet për arritjen e zero emisioneve të karbonit deri nga mesi i shekullit, thonë shkencëtarët.
Bota për dy gradë më e ngrohtë ende do të thotë klimë seriozisht e çrregulluar, me stuhi më të fuqishme, nivel më të lartë të detit, zhdukje e kafshëve dhe bimëve, zhdukje e koraleve, shkrirje e akullimit dhe më shumë njerëz, që vdesin nga të nxehtit, tymi dhe sëmundjet ngjitëse.
Megjithatë, studimi tregon se bota nuk është në rrugë të mirë që të plotësojë edhe një qëllim të kontraktuar në mënyrë ndërkombëtare, ngrohja globale është deri në 1,5 gradë Celsius më e lartë sesa në kohën paraindustriale.
Arritja e këtij qëllimi të rëndësishëm, për të cilin shkencëtarët thonë se do të mbronte planetin në një masë më të madhe, nuk do të jetë e mundur nëse vendet nuk angazhohen dhe arrijnë reduktime të reja të mëdha të emetimeve më së voni deri në vitin 2030 dhe ndoshta në tre vitet e ardhshme, theksohet në studim.