Shiu i rënë mëngjesin e sotëm ka krijuar disa situata të vogla problematike kryesisht në qytetin e elbasanit. Ka pasur vërshime të ujit nga universiteti deri në bulevard por pa probleme.
Në zonën e ish konservimit, uji ka hyrë në bodrumin e pallatit dhe ka bllokuar dhe hyrjen. Po kështu ne unazën veriore nga kryqëzimi i luleve deri ne stacioni i trenit kemi prezence uji në rrugë .
Lagjja poshtë digës Zaranikë ka probleme. Kjo për shkak se sa herë ka rreshje ky përrua rrezikon qytetin.
Ndërkohë era e fortë ka rrëzuar 3 pemë në qytetin e Elbasanit. ASHP dhe zjarrfikësja po meren me kalimin e situatës, e cila do te vazhdoje gjithë ditën.