Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Ermal Fejzullahu publikon bashkëpunimin me Ponin “E le”

Kur jemi afër sezonit të verës artistët vendor kanë nisur lansimin e projekteve muzikore dhe kësaj liste i janë bashkuar edhe dy të tjerë.

Bëhet fjalë për Ermal Fejzullahun dhe Ponin, të cilët kanë realizuar një projekt të përbashkët muzikor.

Dyshja sot (e enjte) kanë publikuar këngën “E le” që tashmë gjendet në kanalin zyrtar të YouTube.

Foto: YouTube

Teksti i këngës është realizuar nga Petro Xhori, vija melodike nga kantautori Anxhelo Koci, ndërsa ‘beat’ nga Alandy.

Projekti erdhi i shoqëruar dhe nga ana vizuale për të cilën u përkujdes produksioni muzikor Valter Beqo.

Foto: YouTube

Projekti padyshim do të pritet mirë nga fansat e dy këngëtarëve, ndërsa krahas projekteve të reja të dy mbesin aktiv edhe me koncert dhe mbrëmje muzikore. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.