Sunday, August 14, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Është shpallur thirrje publike për çmimin “Rinia e suksesshme” për vitin 2021

Shkup, 4 gusht – Zyra  Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, shpalli thirrje publike për çmimin “Rinia e suksesshme” për vitin 2021. Thirrja është e hapur deri më 30 shtator 2022.

Duke njohur parakushtet socio-ekonomike të individëve si një faktor domethënës në aksesin dhe mundësitë për arsimim dhe avancim profesional, me këtë thirrje inkurajojmë veçanërisht të gjithë të rinjtë që i përkasin kategorive te rrezikuara që të paraqesin aplikime për çmimin “Rinia e suksesshme”, thonë nga Zyra e Presidentit.

Ai ndahet në tetë kategori: shkencëtari i ri më i mirë në shkencat sociale/ shkencëtari i ri më i mirë në shkencat humane/shkencëtari i ri më i mirë në shkencat natyrore-matematikore dhe teknike/ shkencëtari i ri më i mirë në shkencat mjekësore; inovatori më i mirë i ri/ talent i ri (për nxënësit e shkollave të mesme); mirënjohje për suksesin e arritur të veçantë dhe për afirmimin e gjithëpërfshirjes (për të rinjtë me aftësi të kufizuara) dhe artistin e ri më të mirë.

Thirrja publike përfshin të gjithë personat që nga viti 2021 i mbushin 35 vjeç dhe që kanë arritur rezultate të rëndësishme në kategorinë përkatëse, me përjashtim të kategorisë së gjashtë (talentët e rinj) për të cilën mund të aplikojnë vetëm gjimnazistët.

Regjistrimi është i disponueshëm në faqen e internetit të Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në gjuhën maqedonase, gjuhën shqipe dhe gjuhën angleze.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.