Thursday, February 9, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Eskobar: Më të korruptuara janë partitë nacionaliste, kjo është fakt!

Shkup, 22 dhjetor – Zv. ndihmës sekretar i shtetit të SHBA-ve, Gabriel Eskobar, konsideron se të gjitha vendet nga Ballkani Perëndimor janë të vetëdijshme se e ardhmja e tyre është në BE. Në një intervistë për këshillin atlantik, e dhënë në fillim të muajit, Eskobar flet për sfidat me të cilat do të përballet rajoni dhe për atë se si mundet SHBA t’u ndihmojë vendeve të kthehen në rrugën e vërtetë. Sipas tij, Maqedonia është shembull për atë se si ka menaxhuar të gjitha sfidat, duke menduar në veton bullgare dhe kërkesat të cilat i kishte Bullgaria për t’u hapur Kushtetuta, informon Zhurnal.

“Maqedonia e Veriut me kandidaturën e saj ishte shembull në rajon. Gjithnjë theksoj se në rajon ku ka sfida, relacionet multietnike dhe menaxhimi multietnik, Maqedonia e Veriut u bë si shembull shumë i mirë si shtet multietnik dhe shërben si shembull i mirë për shtetet tjera të cilat përballen me çështjet e njejta. Më tej, ata bënë gjithçka, i përmbushën të gjitha reformat që të hapet dera e parë për negociata inkuadruese. Për këtë, besoj se kjo Qeveri ka vullnet, se njerëzit nga Maqedonia e Veriut kanë kapacitetin që të bëjnë atë që duhet dhe të bëhen anëtare e plotë e BE-së”, thotë Eskobar.

Ai shton se Evropa do të fitojë aleat të madh nga Maqedonia, duke patur parasysh se vendi është anëtare e NATO-s, e nga e cila pritet kontribut i madh për BE-në.

Gjithsesi, konsideron se problemi më i madh në rajon është korrupsioni, për çka fajtorë më të mëdhenj janë partitë nacionaliste,e që sipas tij, ato janë më të korruptuarat.

“E dini se korrupsioni është problemi më i madh për rajonin, nacionalizmi dhe rivaliteti etnik është në fakt vetëm maskë për këtë. E qartë se partitë të cilat janë më nacionaliste në rajon janë dhe më të korruptuarat. Kjo është fakt. Këtë nuk e tregon vetëm qeveria amerikane, por edhe organizata të pavarura, si Transparency International dhe disa organizata nga sektori evropian civil, si dhe organizata vendore të shoqërisë qytetare”, theksoi Eskobar./Zhurnal.mk

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss