Tuesday, November 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

EULEX-i mbjell drunj në oborrin e Konvikteve, shefi i këtij misioni ka një mesazh për diasporën

Misioni i Bashkimit Evropian EULEX në Kosovë, në vazhdën e projekteve për mbjelljen e drunjve nëpër lokacione të ndryshme, të mërkurën në Kampusin e Qendrës së Studentëve ka bërë mbjelljen e disa fidanëve.

Kryesuesi i Misionit të EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark, tha se ky aktivitet nuk ka për qëllim vetëm zbukurimin e ambientit, por edhe ndalimin e ndotjes.

Madje sipas tij, Kosova është e përkushtuar në përmbushjen e starteve për mbrojtjen e mjedisit. Duke përmendur planin që të mbillen 1 milion fidanë në gjithë vendin ai pati një mesazh për diasporën kosovare.

Ai tha se llogaritet që 1 milion kosovarë jetojnë jashtë vendit dhe po që se ata do të mbillni nga një fidan do të arrihej synimi i vënë nga institucionet.

 “Kosova është e përkushtuar për përmbushjen e standardeve për mbrojtjen e mjedisit. Ky aktivitet nuk ka për qëllim vetëm mbjelljen e drunjve, por edhe ndalimin e emetimit të gazrave”.

“Plani është të mbjellim 1 milion fidanë dhe ju keni 1 milion persona që jetojnë në diasporë nëse ata do të mbillnin nga një fidan do të mbërrinim këtë numër, pra ky është mesazhi im për diasporën”.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.