Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Fabrika Azovstal në Mariupol është një kështjellë e vërtetë – ukrainasit fshihen në tunelet nëntokësore

Edhe pse trupat ruse e kanë marr pothuajse plotësisht nën kontroll qytetin port Mariupol në jug të Ukrainës, ushtria ukrainase akoma është e vendosur brenda fabrikës së çelikut Azovstal që ka mbetur njëherit edhe “kështjella” e fundit e forcave të armatosura të Ukrainës në këtë qytet.

E pavarësisht që zyrtarët prorusë nga Donbasit të martën thanë se ushtarët nga Donetksu dhe Luhansku, me ndihmën e ushtrisë rusë, filluan sulmet në Azovstal – marrja nën kontroll e kësaj pjese të qytetit paraqet probleme të mëdha për rusët.

E përveç numrit të madh të ushtarëve ukrainas, mbrojtja territoriale, batalioni Azov dhe luftëtarët e huaj që gjenden përreth fabrikës, për ushtrinë paraqet probleme të mëdha dhe vetë “konfiguracioni i terrenit” dhe një sërë tunelesh që gjenden nën fabrikë, kurse brenda janë pikërisht të vendosur ushtarët ukrainas.

“Fabrikën Azovstal ku janë të stacionuar ushtarët, por me gjasë edhe qytetarët – e përbën një kompleks gjigant nga mure të trasha të betonit, dyerve të çelikta dhe istikamet nëntokësore të përforcuara. Në thelb është një qytet nën qytet”, shkruan New York Times.

Gazetari i Daily Mail, John Lawson, ka publikuar fotografinë që tregon një sërë tunelesh nën fabrikë, që janë ndërtuar gjatë Luftës së Ftohtë kur ekzistonte një kërcënim i madh i një konflikti bërthamor mes Bashkimit Sovjetik dhe Shteteve të Bashkuara.

Bazuar në atë çfarë është shfaqur në fotografi, tunelet gjenden në gjashtë kate nën tokë, e brenda kësaj hapësire mund të akomodohen deri në 40 mijë persona në rast se vjen deri te ndonjë sulm bërthamor.

Kur bëhet fjalë për vet sipërfaqen e fabrikës, aty gjenden një sërë deposh, oxhaqe që gjithashtu ofrojnë një lloj mbrojtje për ushtarët ukrainas.

Duke marr parasysh pozicionin e tunelit, ekspertët gjithashtu vlerësojnë se është pothuajse e pamundur të depërtohet me bombardime – pasi që ushtarëve rus do t’ju duhej të përdornin një teknikë të veçantë për të mbyllur tunelet apo për t’i detyruar ushtarët të dalin jashtë.

Përveç se është vështirë të shkohet deri te tunelet, ato i ofrojnë një mundësi ushtarëve ukrainas që akoma të mund të kryejnë sulme ndaj trupave ushtarake ruse që gjenden në qytet.

Tunelet u mundësojnë brigadave të dalin në sipërfaqe dhe të kryejnë sulmet guerile mbi trupat ruse. Sistemi i tuneleve është i ngjashëm me labirintet, ku akoma mbetet hapësirë e mjaftueshme që ushtarët të organizojnë sulme mbi ushtrinë ruse që gjendet në sipërfaqe.

Besohet se në sistemin e tuneleve janë të stacionuar rreth 1.500 ushtarë ukrainas. E mënyra e vetme që ushtria ruse të “pastroj” këtë pjesë është përdorimi i armëve kimike. 

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.