Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Fakte për masakrën në Sllovi të Lipjanit, Tasholli: Forcat serbe e dogjën të gjallë gruan e paralizuar

Inxhinieri i Makinerisë, Sefer Tasholli, autor i librit “Plojë e madhe”, ka rryëfyer për masakrën e Sllovisë në komunën e Lipjanit, ku më 15  dhe 16 prill të vitit 1999 forcat serbe kanë vrarë 45 civilë të këtij fshati dhe kanë plagosur shumë të tjerë.

Tasholli ka rrëfyer terrorin e vrasjes së shumë banorëve të Sllovisë me sëpata dhe për karbonizimin e personave, të cilët ishin të palëvizshëm në karrocë.

Në mesin e shumë rrëfimeve Tasholli ka treguar për vdekjen e një të riu dhe qëndrimin e kufomës së tij në një dhomë për 7 ditë së bashku me babanë e moshuar.

“Në pamundësi të varroste, prindi i tij qëndroi për një javë së bashku me kufomën e të birit”, rrëfen ai, për Kanal 10.

Përmes librit të tij “Plojë e madhe” ai arriti ta njoftojë botën për krimin që u bë në Sllovi, duke arritur të grumbullojë fakte bashkë me fotografi nga masakra.

Vetë kopertina e librit mbanë fotografinë e një plisi, i cili ishte plisi i një plaku që ekzekutua nga serbët, duke treguar se plisi dëshmon qëndresën e shqiptarëve.

Në mesin e krimeve makabre që kishin kryer serbët, Tasholli ka përmendur edhe atë të vdekjes së nënës Halime.

“Ajo ishte një grua e paralizuar e cila pas pushkatimit të fëmijëve të saj, u dogj nga serbët për së gjalli”, tregon Tasholli.

Sipas rrëfimit të Tashollit, djali i nënë Halimes e gjeti vetëm kurrizin e saj, pasi ajo ishte djegur e tëra.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.