Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Familja e Cristiano Ronaldos falënderon tifozët e Liverpool për mbështetjen që treguan duke kënduar “You’ll Never Walk Alone” në Anfield në nderim të vdekjes së foshnjës të yllit të Man Utd

Familja e Cristiano Ronaldos falënderoi tifozët e Liverpool pas mbështetjes së jashtëzakonshme për sulmuesin e Man United dhe partneren e tij pas vdekjes tragjike të djalit të tyre të porsalindur.

Mbështetësit e Anfield kënduan “You’ll Never Walk Alone” në minutën e shtatë të ndeshjes së mbrëmshme të ligës midis dy skuadrave dhe iu bashkuan tifozëve të rivalëve të tyre të në një duartrokitje një minutëshe.

Motra e Cristiano që jeton në Madeira, Elma, tregoi emocionet e saj brenda natës duke publikuar pamjet e gjestit në rrjetet e saj sociale ku ka shkruar: “Faleminderit për këtë Liverpool. Nuk do ta harrojmë kurrë atë që bëtë sot’.

Motra tjetër e futbollistit, Katia, postoi gjithashtu gjestin e tifozëve nga shtëpia e saj në Brazil, shkruan DailyMail.

“Shumë përtej futbollit”, ka shkruar ajo sipër videos së saj ku dëgjohet kënga “You’ll Never Walk Alone”.

Motrat dhe nëna e tyre Dolores Aveiro gjithashtu treguan se po e vendosin besimin e tyre te Zoti për t’i ndihmuar ata të kapërcejnë humbjen tragjike që ka prekur familjen.

Dolores, duke cituar një varg të mirënjohur nga Bibla, i cili ka ndihmuar shumë njerëz në kohë të vështira.

Reprezentuesi portugez dhe partnerja e tij 28-vjeçare njoftuan të hënën në mbrëmje (18 prill) përmes një deklarate në rrjetet sociale se një nga binjakët e tyre kishte vdekur.

Çifti kishte njoftuar tetorin e kaluar se po prisnin binjakë dhe Georgina zbuloi se ishte në pritje të një djali dhe një vajze në një video prekëse ku shfaqej vajza e tyre Alana Martina, katër vjeç dhe tre fëmijët e Cristiano-s, Eva, Mateo dhe Cristiano Jr.

Një llogari e tifozëve të Liverpool-it në Facebook propozoi idenë për të mbajtur një minutë duartrokitje për Ronaldon dhe familjen e tij përpara ndeshjes.

Ata kërkuan që mbështetësit e tjerë të duartrokasin gjatë minutës së shtatë – duke iu referuar fanellës me numër 7 të Ronaldos.

“Nëse jeni me fat që po ndiqni ndeshjen, ju lutemi tregoni një shenjë respekti për Ronaldon dhe familjen e tij duke marrë pjesë në duartrokitjet që do të zhvillohen në minutën e shtatë. Rivalitetet duhet të lihen mënjanë në rrethana zemërthyese si këto. Nuk do të ecësh kurrë vetëm, CR7 Jr”, shkruhej në postim.

Trajneri i Liverpool-it, Jurgen Klopp, skuadra e të cilit fitoi 4-0, e përshkroi duartrokitjen më pas si ‘momentin e lojës’.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.