Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

FAO parashikon se këtë vit importi i ushqimit do të arrijë 1,8 miliardë dollarë

Vlera e importit të ushqimit këtë vit do të arrijë 1,8 miliardë dollarë për shkak çmimit edhe përskaj rritjes akoma nuk plotësohen shpenzimet e bujqve, paralajmëroi sot Agjencia e OKB-së për Ushqim dhe Bujqësi (FAO).

Krahasuar me vitin e kaluar, vlera e importit do të rritet për 2,9 për qind apo 51 miliardë dollarë, ndërsa 49 miliardë nga kjo shumë i përket rritjes së çmimeve të ushqimit, thekson FAO.

“Duke pasur parasysh rritjen e mprehtë të çmimeve të inputeve, problemet kohore dhe rritja e pasigurisë në treg për shkak të luftës në Ukrainës, parashikimi më i ri i FAO sinjalizon kufizime në furnizimin me ushqim dhe shpenzim të ri rekord për import”, sqaroi Upali Galketi Araçillaxh, ekonomist i FAO-s.

Indeksi i çmimeve të inputit të FAO-s e ka arritur nivelin e tij më të lartë, ndërsa 12 muajt e kaluar është tejkaluar edhe rritja e indeksit të çmimeve të ushqimit të FAO-s.

Kjo tregon se çmimet reale për bujqit në fak janë të ulta pavarsishtë që konsumatorët paguajnë më shumë, gjendja që po ndodh është destimuluese për intensifikimin e prodhimtarisë në të ardhmen, sqarojnë nga FAO.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.