Monday, February 6, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

FC Shkupi e 185-ta në Evropë, sipas rang-listës së UEFA-s

UEFA ka publikuar rang-listën e klubeve të cilat do të marrin pjesë në Kupat Evropiane, duke i renditur sipas kuotës e cila llogaritet falë paraqitjeve në pesë sezonet e fundit.

Gjithsej janë 423 klube nga të gjitha vendet e Evropës. Klubi ynë, FC Shkupi është ranguar në vendin e 185-të që për ne kjo është një e arritur e madhe me vetë faktin se jemi edhe kampion aktual në vendin tonë – LPFM.

Puna dhe përkushtimi maksimal tregojnë për ecurinë tonë të mirë dhe kjo më së miri dëshmohet me rezultatet e fundit të publikuara nga Shtëpia e Futbollit UEFA.

Renditja e klubeve:

Maqedoni e Veriut

151 Shkëndija

185 Shkupi

356 Makedonija Gj.P.

361 Sileksi

382 Akademia Pandev

409 Renova

417 Struga

418 Vardari

418 Rabotniçki

Shqipëri

174 Laçi

254 Partizani

280 Teuta

282 Kukësi

298 Tirana

338 Vllaznia

411 Luftëtari

Kosovë

199 Drita

304 Prishtina

334 Ballkani

370 Llapi

371 Gjilani

372 Feronikeli

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss