Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

‘Federata Shqiptare e Amerikës “Vatra” propozon Dritan Demirajn për president

Federata Shqiptare e Amerikës “Vatra” propozoi Dritan Demiraj si kandidat për president.

Organizata më e vjetër e diasporës, është e mendimit se ish-ministri i brendshëm i qeverisë teknike të 2017-s, është emri më i mirë për president. Demiraj u vendos ministër brenda qeverisë Rama, si propozim i demokratëve, për të shmangur vjedhjen e zgjedhjeve të 2017-s, të cilat u humbën nga opozita.

“Zoti Dritan Demiraj ka një biografi dhe aktivitet të pasur si një nga ish ushtarakët e lartë më të dekoruar në dhe të vlerësuar në dekadat e fundit. Roli i tij në përfaqësimin me dinjitet, profesionalizëm dhe përkushtim të njësive të forcave të armatosura ka bërë krenarë jo vetëm shqiptarët brenda vendit por mbarë shqiptarët kudo ku jetojnë dhe punojnë në botë,” – thuhej në letrën drejtuar Kuvendit.

Kush është Dritan Demiraj?

Dritan Demiraj ka lindur në 24 Maj, 1969 në Tiranë. Pas përfundimit të Shkollës së Mesme Ushtarake “Skëndërbej” dhe diplomimit si Oficer pranë “Akademisë Ushtarake “Skëndërbej”, Dritan Demiraj ka përfunduar gjithashtu Akademinë e Rendit Publik, Akademinë e Mbrojtjes, Kolegjin e Mbrojtjes, Kursin e Lartë të Sigurisë dhe të Mbrojtjes në Qëndrën Marshall në Gjermani, Universitetin Amerikan të Operacioneve Speciale, etj. Dritan Demiraj mban gradën Doktor i Shkencave në Fushën e Sigurisë dhe të Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Karrierën ushtarake z. Dritan Demiraj e filloi si pedagog në Akedeminë Ushtarake. Ai drejtuar me shumë sukses në disa nivele të ndryshme komandimi deri në gradën kolonel në drejtim të Forcave Speciale të Ushtrisë (2007-2013). Gjatë gjithë karrierës së tij në ushtri, ai është karakterizuar nga atdhedashuria, patriotizmi dhe drejtimi me shembullin personal dhe është një nga ushtarakët më të vlerësuar dhe dekoruar nga institucionet më të larta të vendit, SHBA, BE dhe NATO.

Gjatë karrierës ushtarake ai ka mbaruar shumë kurse në shkollat më të mira Amerikane dhe të NATO-s dhe nën drejtimin e tij, Kolonel ® Demiraj ka mbështetur dhe realizuar me sukses reformimin, modernizimin dhe përgatitjen e plotë të Forcave Speciale të Ushtrisë. Ai ka përgatitur, drejtuar me profesionalizëm dhe sukses të plotë shumë operacione luftarake në Afganistan, duke përfaqësuar vlerat më të larta të Kombit Shqipar. Kolonel Demiraj do të mbahet mend si lideri i parë i Forcave Speciale në operacionet luftarake në terren në Afganistan.

Ndër të tjera, ai ka kontribuar për përgatitjen, publikimin dhe implementimin e shumë manualeve, doktrinave dhe programeve të ushtrisë Shqiptare gjithashtu edhe në botimin e parë të kolanës së kundërterrorizmit, gjeopolitikës dhe sigurisë ndërkombëtare në rajon.

Në vitin 2017, z. Demiraj shërbeu si Ministër i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë ku u shqua për seriozitet, tolerancë zero ndaj krimit dhe luftës kundër drogës në mbarë vendin dhe nga viti 2017 – 2019 ka qënë Kryetar i George C. Marshall Albania.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.