Ferran Torres ka zbuluar shumë detaje edhe nga e kaluara e tij, në një intervistë të fundit për ‘Cope’.
Ylli spanjoll, i cili aktualisht luan me skuadrën e Barcelonës, ka thënë se ishte kontaktuar katër herë nga ‘Los Blancos’.
Lojtari thotë se refuzoi Realin në katër raste, por sipas arsyeve të tij, beson se bëri veprimin e duhur.
“Real Madrid provoi katër herë të nënshkruante me mua”, ka thënë Ferran.
“Hera e fundit ishte pas Kupës së Botës në Rusi, por unë qëndrova te Valencia, sepse mendoja se më duheshin më shumë minuta loje. Mendoj se bëra zgjedhjen e duhur”, shtoi sulmuesi.
Torres, pas aventurës me Valencian kalonte te Manchester City, para se të transferohej te Barcelona.