Thursday, May 26, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Ferrari lanson modelin hibrid të konvertueshëm 296 GTS

Ferrari prezantoi të martën modelin e ri 296 GTS të konvertueshëm, modeli i katërt hibrid plug-in, derisa prodhuesi i makinave sportive luksoze ec përpara me strategjinë e tij të elektrifikimit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, makina ndjek tre modelet e mëparshme hibride të Ferrarit që hynë në prodhim seri të plotë – SF 90 Stradale në vitin 2019, versioni i tij i konvertueshëm, i quajtur SF90 Spider, në vitin 2020, dhe 296 GTB i vitit të kaluar.

Siç bëhet e ditur, 296 GTS është një version i konvertueshëm, i pajisur me një ‘kulm’ të fort të kthyeshëm, të modelit ekzistues 296 GTB, një makinë luksoze që shitet për rreth 300 mijë euro.

Të dy makinat ndajnë veçoritë më të rëndësishme, duke përfshirë një motor turbo me 6 cilindra të shoqëruar me një motor elektrik 122 KW për një total prej 830 kuajsh fuqi dhe 25 kilometra fuqi të heshtur vetëm elektrike.

Shpejtësia e saj maksimale i kalon 330 kilometra në orë, tha Ferrari.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.