Thursday, February 9, 2023
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Festë e çmendur në rrugët e Marokut, mbreti dekoron edhe nënat e futbollistëve

Kombëtarja e Marokut ishte një ndër surprizat më të bukura në Botërorin e Katarit. “Luanët e Atlasit” zhvilluan një turne fantastik dhe mbërritën deri në fazën gjysmëfinale, si asnjë tjetër kombëtare afrikane në një Kupë Bote.

Djemtë e Walid Regragui e mbyllën Botërorin në vend të katërt, duke i dhuruar emocione të paharrueshme popullit maroken.

Kombëtarja ka mbërritur sot në kryeqytetin e Rabatit dhe është pritur nga një turmë e madhe njerëzish.

Tifozët janë krenarë me ekipin e zemrës dhe mijëra kanë mbushur rrugët e Rabatit për të përshëndetur heronjtë e tyre, të cilët kanë parakaluar me një autobus të hapur nën entuziazmin e tifozëve të zjarrtë.

Ndërkohë, Mbreti Mohamed VI i Marokut mirëpriti dhe dekoroi të gjithë skuadrën marokene në pallatin mbretëror në Rabat, përfshirë dhe gjithë nënat e tyre.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss