Tuesday, November 29, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Filloi shpërndarja e teksteve të reja shkollore për arsimin fillor

Shkup, 18 nëntor – Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se gjatë ditës së djeshme filloi dorëzimi i teksteve shkollore të reja për klasat e para, të dyta, të katërta dhe të pesta në arsimin fillor dhe do të përfundojë gjatë dy javëve të ardhshme.

“Bëhet fjalë për 52 tekste shkollore të përgatitura sipas plan-programeve të reja mësimore dhe të shkruara në të gjitha gjuhët në të cilat realizohet mësimi në shkollat ​​fillore në vend – gjuhë maqedonase, shqipe, turke, serbe dhe boshnjake. Ato do të zëvendësojnë materialet mësimore të cilat i përdorin nxënësit më të vegjël ndërsa e përgatisin materialin për tremujorin e parë. Menjëherë pas këtij prioriteti vijon shtypja e disa teksteve të reja për arsimin e mesëm profesional”, kumtoi Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

Nga fillimi i vitit 2022/2023 nxënësit e klasës së parë, të dytë, të katërt dhe të pestë përdorin materiale për mësim të cilat janë përpunuar përmbajtje për tremujorin e parë të vitit shkollor.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.