Saturday, June 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Fillon Forumi Ekonomik dhe Financiar në Shkup, folës kryesor nobelisti Poll Krugman

Shkup, 30 maj – “Ruajtja e rritjes në kohë të pasigurisë dhe pastaj” është tema e Forumit Ekonomik dhe Financiar të Shkupit (FEFSH) të këtij viti, që do të mbahet sot dhe nesër, në organizim të Ministrisë së Financave.

Folës kryesor në FEFSH 2022 do të jetë fituesi i Çmimit Nobel për Ekonomi, profesori amerikan Poll Krugman. Pjesëmarrja e tij është siguruar në bashkëpunim me Odën Ekonomike Amerikane në Maqedoninë e Veriut – AmÇam.

Për sfidat në periudhën pas pandemisë dhe ndërtimin e ekonomisë më rezistuese, do të flasin edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Financave, Fatmir Besimi, nënkryetarja e Bankës Botërore për Evropë, Ana Bjerde, eurokomisari Johanes Han, si dhe ekspertë dhe funksionarë të vendit dhe të rajonit.

Debati dyditor në FEFSH do të përqendrohet në katër shtylla: Sfidat makroekonomike në kohë turbulente”, “Rezistencë, konkurrencë dhe bashkëpunim rajonal”, “Energji, tranzicion i gjelbër dhe infrastrukturë”, “Pas krizës – nxitës për rritje të qëndrueshme”.

Forumi Ekonomik dhe Financiar në Shkup (FEFSH) është iniciativë e Ministrisë së Financave qëllimi i të cilit është që të mundësojë debat për politikat publike në tema relevante për Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për Evropën Juglindore, përmes konferencave vjetore, seminare të përkohshme dhe portal për analiza dhe komente.

Forumi ta nxisë sinergjinë e ideve dhe iniciativave të krijuesve të politikave, përfaqësuesve politikë, partnerë ndërkombëtarë për zhvillim, shoqëri civile, publik akademik, sektorin e biznesit dhe ekspertët e tjerë dhe palët e prekura për përmirësim të dialogut politike në tema ekonomike dhe financiare me përfshirje kombëtare dhe rajonale.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.