Wednesday, May 25, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Fillon Kongresi i tretë i SYRIZA-s, ku do të marrë pjesë edhe Zaevi

Athinë, 14 prill – Për një “fillim të ri” me qëllim të “ndryshimit politik”, siç janë parullat qendrore, nga sot deri të dielën partia opozitare greke SYRIZA do të mbajë kongresin e tretë, në të cilin është i thirrur të marrë pjesë ish-kryeministri Zoran Zaev, informoi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Kongresi i partisë do të nisë sot pasdite në Athinë, me fjalimin e kreut të SYRIZA-s, Aleksis Cipras, ndërsa në ditët në vijim do të marrë pjesë edhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut.

Në kuadër të Kongresit do të mbahen gjithashtu diskutime të ndryshme tematike kushtuar pandemisë, luftës në Ukrainë, ekonomisë, energjetikës, krizës klimatike etj.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.