Monday, December 5, 2022
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Latest Posts

Fillon Mekanizmi për rezistencë civile i BE-së, do të mundësojë burime për organizatat me më pak përvojë

Shkup, 8 nëntor – Roli i shoqërisë civile në procesin e negociatave është vendimtar. Për këtë arsye, në kuadër të vendimit për themelimin e strukturës negociuese për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE, kemi paraparë mundësinë që përfaqësues të shoqërisë civile të marrin pjesë në secilin grup punues për secilin kapitull dhe grup, tha sot Zëvendëskryeministri përgjegjës për çështjet evropiane Bojan Mariçiq në ngjarjen kushtuar fillimit të Mekanizmit për rezistencë civile të Bashkimit Evropian.

Sipas Mariçiqit, në një vend të vogël si i yni, organizatave të shoqërisë civile duhet t’u jepet hapësirë ​​për të kontribuar në efikasitetin dhe efektivitetin e negociatave në një mënyrë që, sipas kuadrit ligjor, pa cenuar natyrën e punës së tyre, të marrin pjesë në këtë proces.

Zëvendëskryeministri theksoi se kjo është një betejë e kahershme që paratë evropiane të arrijnë te organizatat e vogla në nivel lokal, pra të arrijnë çdo qytetar.

“Ky projekt i veçantë është pjesë e serisë së projekteve të financuara nga BE-ja përmes Delegacionit për mbështetjen e shoqërisë civile. Ky mekanizëm tenton të shkojë më gjerë e më thellë në kuadrin legjislativ dhe institucional, si dhe në kapacitetet administrative për të qenë në gjendje të inkurajojë bashkëpunimin e qeverisë me shoqërinë civile dhe përdorimin maksimal të të gjitha kapaciteteve dhe mundësive dhe tejkalimin e dobësive tona, tha Mariçiq.

Siç tha ai, është në vazhdim e sipër zbatimi i strategjisë për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile të miratuar në dhjetor të vitit 2021 me planin e bashkangjitur trevjeçar të veprimit, i cili, siç tha ai, përbën prioritet të Qeverisë dhe mbështetjen e vazhdueshme për shoqërinë civile.

Shefi për bashkëpunim në Delegacionin e Bashkimit Evropian në këtë vend, Shtefen Hudolin, në fjalimin e tij theksoi se sektori civil ka nevojë për mbështetje strategjike që do të mundësojë funksionim të pandërprerë dhe ngritje të vazhdueshme të kapaciteteve.

“Për këtë arsye, qëndrueshmëria e sektorit civil është një nga qëllimet tona kryesore si BE këtu në Maqedoninë e Veriut, por edhe në rajon. Gjatë dy dekadave të fundit, partneriteti ndërmjet BE-së dhe sektorit civil në Maqedoninë e Veriut është zgjeruar në të gjitha frontet, dhe kanali kryesor i mbështetjes për sektorin civil është instrumenti IPA për shoqërinë civile i themeluar në vitin 2008, që nënkuptonte mbështetje për shumë sfida me të cilat përballet rajoni, tha Hudolin.

Mekanizmi i ri i financimit, përkatësisht Mekanizmi për rezistencë civile do të sigurojë burime për organizatat më të vogla dhe më pak me përvojë, por lojtarët kryesorë për komunitetet lokale. Për herë të parë, BE-ja ofron mbështetje për sektorin civil dhe prezanton mbështetje në natyrë për aktivitetet civile.

Kjo asistencë teknike, siç u sqarua në ngjarjen, ka dy komponentë – bashkëpunimin me institucionet në drejtim të reformave që reflektojnë përmirësimin e mjedisit në të cilin shoqëria civile punon dhe idenë për të arritur në organizata të vogla të shoqërisë civile që nuk kanë shumë përvojë në projekte dhe që duan të bëjnë ndryshimet menjëherë.

MRC është mbështetje direkte për iniciativat e shoqërisë civile në kuadër të projektit të financuar nga BE-ja “Mbështetje teknike për përmirësimin e mjedisit të favorshëm për organizatat e shoqërisë civile në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Kjo thirrje për propozime financohet nga Bashkimi Evropian me një shumë totale në dispozicion prej 900,000 euro.

Për herë të parë në vend, Bashkimi Evropian ofron një mekanizëm të tillë financimi për mbështetje të drejtpërdrejtë për organizatat e shoqërisë civile, në mënyrë që t’u mundësojë atyre të përballen në mënyrë efektive me prioritetet kryesore në komunitetet e tyre lokale dhe të kontribuojnë në reformat në sektorët kyç në vend.

Mekanizmi civil për rezistencë i BE-së do të mbështesë organizatat lokale për të zbatuar aktivitete për t’iu përgjigjur menjëherë nevojave të bashkëqytetarëve të tyre dhe për të forcuar qëndrueshmërinë e qytetarëve përballë ndryshimeve të shpeshta sociale.

Latest Posts

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Don't Miss

Stay in touch

To be updated with all the latest news, offers and special announcements.